“Qeveritë tona ikin e vijnë”/ Rama për emigrantët shqiptarë në Britani: S’pranojmë që qytetarët tanë të konsiderohen si njerëz të dorës së dytë! Duam respekt aq sa japim

Nov 16, 2022 | 17:42
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama tha se nuk pranon që qytetarët shqiptarë të konsiderohen si njerëz të dorës së dytë, duke iu referuar deklaratave të sekretares britanike për emigrantët që shkojnë me gomone drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Gjatë një takimi në qytetin e Beratit, kreu i qeverisë tha se kur flitet për shqiptarët, nuk duhet të bëhen ndasi për çështje politike të brendshme. Rama deklaroi se qeveritë tona ikin e vijnë, ndërsa Shqipëria do të mbetet gjithmonë.

Rama: Përtej të gjitha gjërave q ëthuhen këtu. Kur vjen puna për, jo një komunitet shqiptarësh, 140 mijë që janë atje që bëjnë punë të vësghtira, nderojnë emrin shqiptar, por edhe një shqiptar i vetëm të ishte, ne nuk mund të flasim në dy mënyra. Kemi vetëm një mënyrë për të folur nga çdo pozicion që jemi. S’ka asnjë arsye të brendshme që të flasim me të njëjtën gjuhë si ata që flasin në mediat britanie, me arsye që të merremi me çfarë na ndan këtu. Kudo që flasim për Shqipërinë, duhet të merremi me atë që na bashkon se çfarë jemi shqiptar. Ne duam po atë respekt që japim, nuk pranojmë kurrë që njerëzit tanë të konsiderohemn si njerëz të dorës së dytë, e sidomos pushtues.

Si ka mundësi që është gjëja më e natyrshme kjo që kërkojmë, 140 mijë shqiptarë që janë atje, mezi presin të mos jetë kjo qeveri. Qeveritë shkojnë e vijnë, ndërkohë që emri i Shqipërisë qëndron. E solla këtë shembull sepse faktikisht ne duhet të ndihemi mirë që i kemi dhënë një tjetër fytyrë Shqipërisë, të gjitha zonave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura