Radhë kilometrike në Thumanë-Kashar, hiqet përkohësisht pagesa! Dy sportelet nuk përballojnë dot fluksin

Jul 8, 2024 | 11:16
SHPËRNDAJE

Është hequr përkohësisht pagesa në autostradën Thumanë-Kashar për shkak të radhëve kilometrike të krijuara.

Dy sportelet raportohet se nuk përballojnë dot fluksin e automjeteve, raporton News24.

Pagesa e tarifës në sportele krijonte radhë të gjata makinash në autostradë duke bllokuar kështu qarkullimin.

Radha e mjeteve i kalon 10 kilometra dhe fillon nga dalja e autostradës në afërsi të Rinasit, deri tek fshatiLarushk.

Sportelet e vendosura nga firma koncesionare nuk ishin në gjendje të perballonin fluksin e madh të mjeteve që përshkojnë këtë aks nga veriu në drejtim të Shqiperisë së mesme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura