“Rama do bëhet Mbret apo…”- Pakti për Kodin Zgjedhor, Majko: Mos u trembni nga deputetët e listave të fiksuara!

Jul 26, 2024 | 13:52
SHPËRNDAJE

Deputeti i PS-së, Pandeli Majko i ka kërkuar ligjvënësve të opozitës që të votojnë paktin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

majko

“Kush mendon se do të hyjë me lista të hapura t’i votojë kundra dhe nuk ka pse bën alegori këtu, se duhet bërë kështu apo ashtu, se Rama do të bëhet mbret apo perandor, asnjë nga këto nuk është e vërteta”, tha ai.

Ndërsa u kërkoi që të mos kenë frikë nga listat e sigurta teksa, shtoi “e kam filluar politikën si çdo i ri duke qenë pjesë e listës së sigurt”.

Pandeli Majko: Ne si maxhorancë duhet të hynin në zgjedhje me rregulla të përbashkëta. Këtu nuk na ka sjellë dashuria politike, por një emergjencë kushtetuese.

Kam fjalët më të mira për dy negociatorët, të PS dhe PD, kam bindjen se nuk janë mbyllur në ndonjë apartament fshehurazi për të negociuar, janë të njohur nga të gjithë se kishin mandatin e partive të tyre për këtë çështje, kanë negociauar me transparencëe dhe na kanë ulur në tavolinën e Komisionit të Ligjeve para dy ditëve dhe sot në Kuvend për të diskutuar rregulla të përbashkëta për mënyrën se si do të hyjmë në zgjedhje. Këtu ka sinfroma të natyrave të ndryshme që kanë të bëjnë me vullnetin e kryetarëve të partive, për çëhtjen e prurjeve të reja në parti. Por këtu dikush ngatërron kekun me byrekun, nuk na ka sjellë në një situatë të vështirë demokratike në Shqipëri, sistemet. Ky sistem nuk është shpikje, fajin nuk ia hedhim dot sistemin. Nëse kan dështuar partitë politike kanë dështuar rregullat e brendshme të partive politike.

Ndaj dëshiroj të nënvizoj që rregullat e përbashkëta dhe zbatimi i vendimeve të Kushtetueses na kanë sjellë sot këtu. Kush mendon se do të hyjë me lista të hapura t’i votojë kundra dhe nuk ka pse bën alegori këtu, se duhet bërë kështu apo ashtu, se Rama do të bëhet mbret apo perandor, asnjë nga këto nuk është e vërteta. Duhet të zbatojmë rregullat e përbashkëta, s’di të jetë shkruar ndonjë nen nën presion.

Votimi i shtetasve shqiptarë jashtë vendit është një moment historik, janë gjysma jonë dhe zgjedhjet tona kanë funksionuar mbi lista të manipuluara votimi. Sepse gjysma e tyre nuk ishte në Shqipëri, por i llogarisnim sikur ishim në Shqipëri.

I ftoj të gjithë kolegët me listë të sigurt, apo me listë të hapura, që ta votojnë këtë ndryshim.

E kam filluar politikën si çdo i ri duke qenë pjesë e listës së sigurt, mos u trembi shumë nga listat e sigurta.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura