Rama mban kongresin e jashtëzakonshëm në Ditën e Rinisë, Berisha bën thirrjen: Mendon se na impresionon, por… Të ngrihemi me sakrifica e të përmbysim diktaturën e krimit

Dec 8, 2023 | 11:48
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar kongresin e jashtëzakonshëm të PS që mbahet në Ditën e Rinisë.

sali berisha

“Sot, Edi Rama mblidhet se mendon se na impresionon. Mblidhet me 8 dhjetor. Ai mblidhet në mendësinë e të atit të tij dhe dajës së tij xhelat”, tha Berisha, duke shtuar se: “Më 11 dhjetor, zëri më vokal për të përdorur forcën kundër studentëve në plenumin e Komitetit Qendror që u mblodh atë ditë, ishte Baba Pilo, ishte Spiro Koleka, e përdora siç e përdorte Edi Rama. Dhe sot ai ka rikthyer egërsisht pushtetin monist të etërve të tij”.

 

Ndërsa bëri thirrje “të ngrihemi me sakrifica, me vendosmëri, të përmbysim diktaturën e re, diktaturën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve”.

Sali Berisha: Sot, duhet të jemi realistë. Dhjetori kishte fillimin, ngjitjen, por përjetoi edhe rënien e tij. Kjo është e vërteta. Ndaj dhe ne sot, mblidhemi këtu për ta nderuar atë me libra. Asnjë datë tjetër, asnjë ditë tjetër, asnjë lëvizje tjetër në historinë e kombit nuk i dha atij më shumë mbarësi sa dhjetori.

E nxori nga honet e mjerimit, honet e izolimit. E anëtarësoi në NATO. E bëri të lëvizë lirshëm në Europë, e renditi në kombet me të ardhura të mesme të larta.

Por, siç thotë Xhek Goldstoun, diktatura hakmerret dhe të paktë ishin ata që realizuan pse Edi Rama quajti Rilindje dhe ç’nënkuptonte rilindja e Edi Ramës në fushatën elektorale dhe në vazhdim pas viteve 2013. Rilindja e Edi Ramës, nëse nuk u kuptua atëherë, ishte zhbërja, ishte hakmarrja ndaj demokracisë.

Në 10 vite, ai ia doli të zhbëjë një nga një, arritjet e 8 dhjetorit. Ai ia doli me vendosmëri të vendosë në Shqipëri një narkokraturë, një diktaturë bande. Por një diktaturë, po aq moniste sa ç’ishte diktatura komuniste në kulmin e saj.

Ramiz Alia ishte diktator, pa diskutim, por monist si Enver Hoxha nuk mund të kishte një të dytë përveç Edi Ramës sot. Sepse edhe ai kishte ca përreth, të cilët merrnin copëza pushteti dhe i përdornin natyrisht brenda kuadrit. Por i ushtronin ato.

Kur u themelua PD, u bënë përpjekje të mos regjistrohej, por të themi atë që është, u regjistruam.

Sot ka një njeri, një armik të egër të vlerave të demokracisë dhe ky është Edi Rama, që rilindi faktikisht monizimin. Rilindi një monizëm kulmor. Një kryeministër që së fundmi rrëmben një nga një të drejtat kushtetuese të deputetëve të opozitës. Pa lëre me për qytetarët se sa mund të bëhet fjalë.

Kjo diktaturë nuk ka kampet e përqendrimit, siç kishte diktatura hoxhiste. Por as burgjet e mbushura me të burgosur politikë dhe skuadrat e pushkatimit.

Por kjo diktaturë është faktuar si diktatura më genocidale e historisë së kombit shqiptar. Diktatura komuniste ushtroi gjenocid ndaj shiptarëve, por në kuptimin e nenit të konventës së OKB, përmasat e gjenocidit që shkaktoi diktatura e Edi Ramës, duke krijuar kushte për shpopullimin, tejkalojnë disa herë diktaturën komuniste. Arrin në 1.1 milionë shqiptarë të braktisin Shqipërinë në 10 vite.

Doktrina e Çubrilloviçit u pasurua nga Edi Rama me elementë shkatërrimtarë si rrënimi i votës, shkatërrimi i opozitës, përdorimi i pushtetit për shkatërrimin e opozitës.

Në këtë kontekst, ne përjetojmë sot rënien e dhjetorit 1990. Ne përjetojmë një diktaturë të re, një diktaturë shkatërrimtare, jo vetëm për vlerat e demokracisë, por për kombin në tërësi. Sot, Edi Rama mblidhet se mendon se na impresionon. Mblidhet me 8 dhjetor. Ai mblidhet në mendësinë e të atit të tij dhe dajës së tij xhelat.

Më 11 dhjetor, zëri më vokal për të përdorur forcën kundër studentëve në plenumin e Komitetit Qendror që u mblodh atë ditë, ishte Baba Pilo, ishte Spiro Koleka, e përdora siç e përdorte Edi Rama. Dhe sot ai ka rikthyer egërsisht pushtetin monist të etërve të tij.

Pra, ky 8 dhjetor që është bërë i pavdekshëm në libra, i pavdekshëm në ndryshimet epokale të Shqipërisë, është një kushtrim për çdo shqiptar, të ngrihemi me sakrifica, me vendosmëri, të përmbysim diktaturën e re, diktaturën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura