Rama: Paga minimale rritet me 36%, unë dhe ministrat nuk fitojmë asgjë

Nov 30, 2016 | 18:43
SHPËRNDAJE

Kryeministri, Edi Rama duke folur për rritjen e pagës për të gjithë punonjësit e administratës publike ka sqaruar se nuk do të ketë rritje për ministrat dhe Kryeministrin.16-11-30-09-46-25banner_km_administrata_lajm

Rama tha se, 100 milionë dollarë nga buxheti i shtetit do t’u kalojë buxhetit të familjeve të punonjësve në shtet dhe pensionistëve. Vendimi hyn në fuqi në muajin mars të vitit të ardhshëm, ku rritje më të madhe do të ketë ajo më e ulët ku nga 220 mijë lekë do të shkojë në 375 mijë lekë ose 36% më shumë seç ishte.

“Ne kemi pagën më të ulët në shtet sot për gjithë shërbimet mbështetese po themi, e kemi 220 milje lekë të vjetra. Me këtë paketë e çojmë pagën më të ulët në shtet 375 mijë lekë të vjetra, a është mjaft, nuk është mjaft. Po a është shumë më tepër për njerëz rropaten për të krijuar kushtet higjenike, logjistike të punës në administratë prej nuk mbahet mend se kurrë me 220 mijë lekë të vjetra”, u shpreh Rama.

“Duke filluar nga 1 marsi i vitit të ardhshëm ju do të keni një pagë më të mirë. Mesatarja është 7 %, por për pagën më të ulët është 36% dhe shkon duke u shkallëzuar deri tek unë që nuk marr asnjë qindarkë më shumë rritje, as ministri i Financave, as deputetët. Pra ne që marrim më shumë nuk duhet të fitojmë asgjë nga kjo rritje.”

Kreu i qeverisë bëri dhe një krahasim me qeverinë e kaluar të Berishës duke thënë se, të djathtët në 8 vite ka shpenzuar për rritjen e pagave dhe pensioneve 124 milionë dollarë. Ndërsa qeveria e tij në katër vjet do të japë 100 milionë dollarë.

Këtë deklaratë Rama e bëri në një takim me fitues të konkursit të pranimit për t’u bërë pjesë administratës publike. Aplikimet për konkurset e pranimit në administratën publike gjatë këtyre viteve kanë qenë rreth 52 mijë, tha Kryeministri. Sipas tij, fakti që rreth 25% e konkurseve mbyllen pa fitues është dëshmi e faktit se sot konkurset nuk janë fiktive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura