‘Rama po ringjall komunizmin. Fotot e Enverit ua vuri në dorë të rinjve’

Sep 16, 2017 | 14:55
SHPËRNDAJE

Patria Demokratike ka reaguar pas shfaqjes se sotme ne Peze, teksa gjate ceremonise se perkujtimit te 75-vjetorit te Konferences se Pezes u pane disa te rinj qe mbanin lart pankarta me foton e Enver Hoxhes.

enkelejd alibeaj

Sipas PD, kjo eshte tentativa e radhes e Rames per te ringjallur komunizimin dhe pushtetin e eterve.

Deklarata e Alibeajt 

Provokimet e turpshme dhe brutale të Edi Ramës për ringjalljen e komunizmit nuk kanë të sosur! Sot, në Pezë, iu shfaqi shqiptarëve pankartat me foto të Enver Hoxhës, para të cilave parakalojnë, me përulje dhe adhurim, qeveritarët, deputetët e tij dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor!

E bëri këtë pasi Ministrin e Brendshëm dhe të Sigurimit të Shtetit e emëroi kryeparlamentar! Hetuesin e zellshëm të agjitacionit dhe propagandës komuniste e emëroi Ministër të Brendshëm! Mbushi radhët e qeverisë me pinjollë të nomenklaturës së lartë komuniste! Shembi dhunshëm kullën e simbolit antikomunist Prek Cali!

Pankartat e diktatorit qëllimisht ia vuri në dorë fëmijëve. Duke filluar te ata, kërkon të ringjallë dhe të riinstalojë komunizmin, pushtetin gjakatar të etërve të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Për ata që nuk kanë parë ende, asgjë akoma, sot kanë mundësinë të hapin sytë fort dhe të kuptojnë, tek ato pankarta, fytyrën e vërtetë të Edi Ramës.​

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura