Rama, prapë për Teatrin. Nxjerr deklaratën e aktores dhe ish-deputetes së PD, Raimonda Bulku

Jul 25, 2019 | 11:31
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar per here te trete lidhur me protestuesit ne mbrojtje te godines aktuale te Teatrit KOmbetar, per te cilin ka thene se jane vetem nje minorance. 

Ne faqen e tij ne FB, per te mbeshtetur kete ka ndare me ndjekesit, nje deklarate te dhene kohe me pare nga aktorja Raimonda Bulku, ish-deputete e Partise Demokratike.

 

monda

Reagimi i Rames 

Minoranca e zhurmshme dhe e verbër teatralo -politike, nuk përfaqëson asfare opinionin e shumicës së komunitetit të artistëve të skenës, për projektin e Teatrit Kombëtar!

Ja çfarë mendon një aktore e njohur e skenës kombëtare, e cila jo vetëm s’ka asnjë lidhje me këtë shumicë qeverisëse, po ka qenë aktive si qytetare qysh në kohën e ndryshimeve historike dhe më pas edhe si deputete, në radhët e Partisë Demokratike:

RAIMONDA BULKU

Aty duhet të ketë një teatër shumë të mirë, ç’më duhet mua se çfarë ndërtohet anës teatrit, apo mbi teatër. Në qiell le të ndërtohet, s’kam ndonjë gjë; unë dua të ndërtohet një teatër. Nuk ka rëndësi fare se çfarë. Godina e teatrit duhet shembur, pa dyshim. Ne po përjetojmë kushte mizerabël. Unë nuk e di se si punojmë aty, është turp të punosh aty. Tani që u gjet Turbina, shumë mirë, ajo sallë është për atë zonë, atë lagje dhe si ajo duhet të ndërtohet edhe një në Kombinat, edhe një në Laprakë, që padyshim është një lagje afër Tiranës. Unë do të dëshiroja që të ngrihet një Teatër i ri Kombëtar, me parametra të tjerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura