Rama pret presidentin e FIA: Projekti i “Automoto Park Elbasan” do t’i japë Shqipërisë një tjetër motor për ekonominë

Jan 29, 2024 | 18:10
SHPËRNDAJE

Kreu i qeverisë Edi Rama ka pritur në zyrën e tij, presidentin e FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, me të cilin thotë se kanë diskutuar për projektin Automoto Park Elbasan.

rama presidenti i FIA

Rama shprehet se ky projekt do t’i japë Shqipërisë një tjetër motor të ri të ekonomisë dhe turizmit.

“Kryeministria – Me Presidentin e FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, ku u përqëndruam tek projekti i madh i Automoto Parkut të Elbasanit, që do t’i japë Shqipërisë një tjetër motor të ri të ekonomisë dhe turizmit, përfshirë edhe Formulën 1 e gara të tjera ndërkombëtare të motorizimit”, shkruan Rama.

423716596_940087334153595_1688441869005304569_n 423715645_940087364153592_5811414028250328862_n

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura