UPDATE- Qasje te re per te luftuar korrupsionin dhe perpjekje per modernizimin e sitemit ka premtuar kreu i qeverise, Edi Rama, si themel per luftimin e korrupsionit.
Ne fjalen e tij gjate konferences kunder korrupsionit Rama ka kerkuar bashkepunimin e gjithe aktoreve, duke perseritur domosdoshmerine e modernizimit te sistemit, per ta bere ate efikas e transparent.
“Themeli ne luften kunder korrupsionit eshte modernizimi i cdo mekanizmi qe shteti ka ne strukturen e vet, i cdo institucioni, i cdo sherbimi qe shteti ka ne detyrimet e veta. Korrupsioni eshte nje sherbim alternativ i paligjshem, qe u ofrohet qytetareve ne mungese te nje sherbimi cilesor te ligjshem, ai arrin me shpejt aty ku sherbimi shteteror jo cilesor dhe arkaik nuk arrin dot. Sfida jone eshte qe sherbimin publik, ndaj qytetareve, qe Kushtetuta e ligji njohin si te drejte te tij ta bejme te atille qe sherbimi i korrupsionit te behet gjithnje e me pak i preferuar”- tha Rama, duke kerkuar bashkepunim ne nje front, te vendosur e te udhehequr nga nje fjale kyce, modernizim.
Rama deklaroi se qëllimi i ketij takimi është që të ndajmë mendime dhe këndvështrime lidhur me këtë sëmundje të madhe që fatkeqësisht karakterizon vendin tonë në sytë e familjes evropiane dhe që prek në mënyrë të përditshme qytetarët tanë.
“Ne jemi të vendosur që në luftën kundër kësaj sëmundje të kemi një qasje të re, të ndërtojmë politika të reja dhe të dëshmojmë një vullnet të ri për të shkuar përpara duke bërë gjithçka që kemi në dorë që ta lehtësojmë sa të jetë e mundur vendin dhe familjen tonë nga kjo sëmundje gerryese, dekurajuese dhe paralizuese. Në radhë të parë qëndron filozofia në këtë betejë dhe jona është shumë e qartë, nuk janë njerëzit që e korruptojnë sistemin, por sistemi korrupton njerëzit e duke u nisur nga kjo ne ndjejmë domosdoshmërinë e një reforme të gjithanshme që sistemi të imunizohet nga korrupsioni. Nuk ka asnjë dyshim se kjo nuk është beteja ekskluzive e qeverisë, por pa lidershipin kjo betejë është thjesht dhe vetëm e pamundur”- tha Rama.
Ne konference e kane marre fjalen me radhe ministrat e kabinetit Rama, te cilet folen per luften ndaj korrupsionin si nje nga prioritetet e dikastereve qe drejtojne, duke premtuar ndershkim sipas ligjit per gjithe ata qe e kane shkelur ligjin.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al