Pas publikimit te raportit final te Komisionit te Venecias, kreu i grupit parlamentar te PS-se, Taulant Balla, thekson se raporti e percakton qarte qe “Presidenti Ilir Meta veproi ne mungese të bazes ligjore, kur anulloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur nje kompetence te tille ne Kushtetute dhe ne ligjin elektoral”.
Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, e teksa poston dokumentin final te publikuar sot, duke iu referuar konklzioneve te ketij raporti, thekson se “Eshte kompetence e Kuvendit dhe me tej vetem e Gjykates Kushtetuese te percaktoje nese shkeljet e gjetura të Presidentit janë bazë për shkarkimin e tij nga detyra”.
Postimi i Ballës
Komisioni i Venecias e thote qarte në Opinionin zyrtar:
1. Presidenti Ilir Meta veproi ne mungese të bazes ligjore, kur anulloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur nje kompetence te tille ne Kushtetute dhe ne ligjin elektoral.
2. Anullimi i zgjedhjeve dhe me tej shtyrja e tyre cenoi te drejten e shtetasve per te zgjedhur.
3. Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nese ata perfaqesojne nje pjese te caktuar te votuesve, nuk mund te ndaloje zhvillimin e zgjedhjeve te rregullta. Perndryshe, keto parti do te fitonin mundesine te pengonin cdo proces zgjedhor ne te ardhmen.
4. Eshte kompetence e Kuvendit dhe me tej vetem e Gjykates Kushtetuese te percaktoje nese shkeljet e gjetura të Presidentit janë bazë për shkarkimin e tij nga detyra.