Përbërësit: 1 lulelakër 2 vezë bukë të grirë majdanoz qepë të njoma kripë, piper djathë të grirë 1 patate të madhe Nëse keni dëshirë, mund të shtoni edhe peshk ton
Përgatitja: Pastroni lulelakrën dhe ashtu siç është, grijeni në rende. Me ndihmën e një nape, shtrydheni që të dalë uji sepse do t’iu pengojë në bërjen e brumit. Pataten grijeni gjithashtu në rende dhe bashkojeni me lulelakrën. Hidhni gjithë përbërësit e tjerë, përziejini mirë dhe formoni me to toptha të vegjël, të cilët mund t’i skuqni ose t’i piqni në furrë duke shtuar edhe pak vaj ulliri.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al