Reformë Zgjedhore sipas sistemit danez? Basha flet për propozimin e ambasadores amerikane Yuri Kim

May 20, 2020 | 20:43
SHPËRNDAJE

basha

Kreu i PD Lulzim Basha tha sot se nuk ka dëgjuar ndonjë propozim amerikan për reformën zgjedhore, e cila ka ngecur pas acarimit dhe tensionit qytetar dhe politik që shkaktoi shembja e Teatrit Kombëtar.

I pyetur pas protestës së sotme të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, për faktin se ambasadorja amerikane ka shprehur se sistemi danez mund të jetë i volitshëm për sistemin zgjedhor tonë si reformë, Basha tha:

“Nuk kam parë asnjë propozim amerikan për sistemin zgjedhor”.

Pyetje: Propozim për sistem danez zoti Basha?

Lulzim Basha: Jua dhashë përgjigjen.

Pyetje: Lista të hapura ju jeni dakord?

Lulzim Basha: Ne do të jemi gati për lista të hapura dhe ndryshim sistemi, ju e dini idenë time për maxhoritar të pastër dhe dy dhoma, për kufizimin e mandateve të deputetëve, kryeministrit, por asgjë nuk do të ketë kuptim sa kohë që kujdestare e zgjedhjeve është hajdutja e zgjedhjeve dhe hajduti i zgjedhjeve Edi Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura