Rei Manaj largohet nga grumbullimi dhe poston foto nga aeroporti, zbulohet destinacioni i sulmuesit

Jul 26, 2024 | 17:48
SHPËRNDAJE

Rei Manaj u prit si hero pak ditë më parë nga tifozët e Sivaspor në aeroport, pasi sulmuesi vendosi të kthehej te klubi turk, meqë nuk kishte gjetur akordin me skuadra të tjera për të vazhduar karrierën e tij. Por tifozët e klubit janë alarmuar kur kanë parë një postim të fundit nga sulmuesi në rrjetet sociale.

rei manaj

Manaj kishte postuar një foto me valixhet gati duke udhëtuar në aeroport, ndërsa më pas u përhap lajmi se ai ishte larguar nga grumbullimi i Sivaspor.

Në rrjetet sociale nisën spekulimet se Manaj po i jepte lamtumirën Sivasporit pasi më në fund kishte gjetur klubin që ishte gati të paguante 15 milionë euro për kartonin e tij. Por më pas, klubi sqaroi në mediat kryesore turke se nuk kishte të bënte me një transferim.

Manaj kishte kërkuar leje për t’u kthyer në Shqipëri për arsye personale dhe pas një shkëputje të shkurtër do të kthehej përsëri në Turqi për të vazhduar përgatitjet për sezonin e ri me Sivaspor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura