Reportazhi/ Lule, gurë, zjarr dhe gaz lotsjellës, çfarë ndodhi në protestën e opozitës -FOTO

Feb 17, 2019 | 10:22
SHPËRNDAJE

cdc8325a-cac0-45d9-84e5-7af89fe207feJUXHIN MUSTAFARAJ/ Mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria iu përgjigjën thirrjes së opozitës këtë të shtunë për të protestuar kundër qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama.

Një tur afro 30-ditor i kreut të opozitës, Lulzim Basha, dhe thirrjet se në 16 shkurt pushteti i Edi Ramës do të merrte fund, rriti pritshmëritë dhe entuziazmin e militantëve demokratë, të cilët u derdhën në sheshin përpara Kryeministrisë përpara nisjes zyrtare të tubimit.

Një fotomontazh që e paraqiste Kryeministrin Rama si Presidenti venezuelian Juan Maduro i priu afrimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të mijëra protestuesve. Për t’iu treguar forcave të Policisë së Shtetit se nuk kishin ardhur për dhunë, përfaqësues të Forumit Rinor të Partisë Demokratike iu shpërndarë efektivëve të kordonit të parë të Policisë, lule. Pa foltore, po me një foni mes turmës së protestuesve që shtrihej nga sheshi “Skënderbej” deri pranë hotel “Rogner”, qytetarët folën për jetesën e tyre të vështirë dhe kërkuan largimin e qeverisë.

Protesta-kryeministria-dhuna-opozita-16shkurt18

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, dhe ish- Kryeministri Sali Berisha zgjodhën t’i bashkohen protestës nga rruga që Policia e Shtetit kishte paralajmëruar se nuk do të lejonte të bllokohej. Fillimisht, drejtuesit e opozitës qëndruan të ulur në krah të bulevardit dhe më pas ndoqën në ecje zhvillimin e protestës. PËRPLASJA Thirrjet e forta për largimin e Edi Ramës dhe mungesa e tij në zyrë sollën revoltën e protestuesve, të cilët, pas afro 15 minutash qëndrim në shesh, thyen kordonin e Policisë. Vendimi i efektivëve të Ndërhyrjes së Shpejtë për të mos ndërhyrë, dukshëm linte të kuptohej se urdhri ishte për të mos ushtruar dhunë ndaj protestuesve.

13d76b78-ba07-446c-94cd-68f59b914d6b

Qytetarët iu sulën skelave të vendosura rreth strehës me drita të godinës së Kryeministrisë, duke hequr fillimisht rrjetën mbrojtëse e më pas duke tentuar rrëzimin e skelave. Për më shumë se 10 minuta, protestuesit sulmuan me mjete të forta si gurë, hekura dhe drurë derën e Kryeministrisë, por pa mundur ta hapin. Këtyre përpjekjeve, përfaqësuesit e Gardës dhe forcave të FNSH-së iu përgjigjën me ujë me presion dhe bomba me gaz lotsjellës.

Sasia e gazit lotsjellës të hedhur nga efektivët lart ndërtesës së Kryeministrisë kapi në befasi, veç protestuesve edhe vetë, policët e rreshtit të parë dhe përfaqësues të medias, një pjesë e të cilëve humbën ndjenjat. Në katër altoparlantë të vendosura në shtyllat pranë selisë së Kuvendit, Policia e Shtetit bëri thirrje të vazhdueshme për të ndalur dhunën dhe për të mos sulmuar institucionet, duke kujtuar se për çdo rast do të zbatohej ligji. Por duke i cilësuar sfiduese këto thirrje, një prej protestuesve hipi në shtyllë dhe dëmtoi objektet e vendosura nga Policia.

Por thyerja e derës së Kryeministrisë dhe hyrja në zyrën e Ramës u tentua në mënyrë të përsëritur nga protestuesit, të cilët si përgjigje morën dhjetëra bomba me gaz lotsjellës. Në shumë raste përmes shisheve me benzinë, protestuesit tentuan t’i vinin flakën derës së Kryeministrisë dhe pemës në hyrjes të godinës.

93b3bba4-995b-490e-9a0b-e4ba703bf256

Një skenë e ngjashme vijoi të përsëritej çdo 15 minuta, kur protestuesit tentuan me të gjitha format për të thyer derën e blinduar të Kryeministrisë. Marrja e ndihmës së shpejtë nga një numër i lartë protestuesish, mungesa në zyrë e Kryeministrit dhe largimi i një pjese të madhe e protestuesve sollën vendimin e unifikuar të opozitës për mbylljen e protestës, duke iu bërë thirrje qytetarëve për të protestuar sërish të enjten përpara Parlamentit.

 

ccb04942-e980-43a5-b237-54f00fa4e267 b78c1708-bd04-45d3-8d40-ab820b190f0b 9dcf25e5-bc69-413e-9b42-9bf8a8573e5e fdb29da9-3514-412e-bc62-7d520b36cf05 c4b8e6ef-cd06-4d32-a2e3-b79b8104fed2 391531f3-f790-4a15-8a41-edd5e7749a06 7569f586-098d-4478-984e-9555a582fc31 ea20cb17-b18d-48b0-adbf-dde0f31fbff2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura