Reshje shiu dhe ulje temperaturash, si parashikohet moti për javën: Ja qarqet ku do të ketë breshër e shtrëngata

Jul 22, 2024 | 9:19
SHPËRNDAJE

Vendi ynë gjatë kësaj jave do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme dhe pak më të freskëta.

moti

Moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët si dhe vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdites kryesisht në relievet kodrinore-malore të vendit.

Vranësirat do të pasohen nga reshje e shiu të cilat pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Njoftimi i SHMU:

Javën që vjen vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme dhe pak më të freskëta, për shkak të tërheqjes së Anticiklonit Afrikan dhe ai i Azoreve.

Orët me diell nuk do të mungojnë.

Moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët si dhe vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdites kryesisht në relievet kodrinore – malore të vendit. Vranësirat do të pasohen nga reshje e shiu të cilat pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Përjashtim bënë dita e Premte ku moti pritet të jetë i kthjellë e me vranësira të pakta deri në mesatar nga orët e mesditës përgjatë relieveve të larta malore. Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe me intensitet të ulët.

Era me drejtim kryesor veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 2-9m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina si dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave era hera –herës fiton shpejtësi 10-14m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i 1-3 ballë.

q

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura