Restaurohet Pazari i Gjirokastrës, KKR miraton vendimin

Jul 25, 2016 | 14:39
SHPËRNDAJE

Në një situatë të nderë për monumentet e kulturës, një lajm i mirë vjen për Gjirokastrën. Pas lajmit për “humbjen” e Kalasë së Lezhës, ministrja Kumbaro ka ndarë lajmin për restaurimin e pazarit të Gjirokastrës.

pazari projekt1

“Dje në Ministrinë e Kulturës, Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, shqyrtoi dhe miratoi projektzbatimin për restaurimin e Pazarit të Gjirokastrës. Me financim të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit AADF, dhe në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës, ekspertët arkitektë të “Dea Studio” mbyllën punën e vështirë disamujore për studimin, analizimin dhe projektimin e restaurimit të Pazarit.

Vjeshta do të jetë stinë pune dhe kantieri në qytetin e gurtë që nuk do ta lëmë të bjerë, pasi i ka rezistuar luftërave, kohës dhe batërdisë njerëzore të 25 viteve të fundit. Gjirokastra dhe gjirokastritët meritojnë më shumë dhe miqtë e bashkëpunëtorët nuk mungojnë”, shprehet ministrja Kumbaro, duke ndarë edhe disa imazhe të projektit për rehabilitimin e Pazarit të Gjirokastrës, qytetit të gurtë, i cili mbushi 11 vjet që nga futja në listën e trashëgimisë kulturore botërore, nën mbrojtjen e UNESCO-s.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura