Pasuria e gjyqtarëve dhe prokurorëve është kthyer në një çështje “kyçe” në diskutimet për reformën në sistemin e drejtësisë. Ndërsa fenomeni është tashmë i njohur, mbeten për t’u evidentuar raste të veçanta.
Një prej tyre është i kryetares së Gjykatës së Apelit në Korçë, Entela Prifti. Sa i takon pronave të shumta nuk mbetet pas as prokurorja e kësaj gjykate, Irena Balli.
Përveç pasurisë marramendëse, këta funksionarë gjykatash nuk ofrojnë as shërbim për qytetarët.
Investigimi i sotëm i “Fiks Fare” është në qytetin e Korçës, ku vetë qytetarët tregojnë se si sorollaten dhe “përplasen” dyerve të gjykatës.
Investigimi
Fiksi – Sa është ora?
Qytetarja: 13: 42
Qytetarja: 13: 42
……………
Fiksi – Entela Prifti, kryetarja e gjykatës
Polici – E po këtu është, po nuk ka ardhur.
Fiksi – S’ka ardhur ë?
Polici – Jo, jo
Fiksi – Në çfarë ore vjen zakonisht ajo?
Polici – Po, kur ka gjyqe. Mundet të vijë tani, mundet të vij për gjysmë ore, orar të saktë nuk di.
Futen personeli.
Fiksi – E mirë
Polici – Atje është recepsioni dhe të thotë
…………….
Fiksi – Entela, Entela Prifti ka ardhur?
Roja i gjykatës – Për momentin jo.
………………..
Kamerierja – Ju pëlqeu kafja?
Fiksi – Shumë e bukur, po vila e kujt është, qenka e re?
Kamerierja – Është bar, restorant, piceri.. Çmimet janë mëse normale, sidomos po flas për çmimet e picerisë, të gjitha i marrim nga jashtë.
Fiksi – Ore gjithë kjo vilë, pronari kush është, i godinës?
Kamerierja – Pronari i godinës është z. Petrit Tare, drejtori i Ujësjellësit, e ka si godinë ( bashkëshorti i Entela Priftit, kryetares së Gjykatës së Apelit Korçë)
Fiksi – Është bërë gjithçka me dorë e shikoj unë.
Kamerierja – Punimet e kësaj kanë zgjatur katër vjet e gjysmë.
………………
Fiksi – Entela…
Roja i gjykatës – Prifti, për momentin nuk është.
Fiksi – Tani, ku e pi kafen ajo, ku e ka lokalin e vet?
Roja i gjykatës – Lokalin poshtë shtëpisë së oficerëve. Është një vilë trekatëshe.
Fiksi – Ka ndonjë emër lokali?
Roja i gjykatës – “Find Four”.
Fiksi – Ku është lokali i saj, më duhet?
Roja i gjykatës – Po, po mos thotë gjë ajo.
………………………….
Fiksi – Ajo matanë çfarë është?
Kamerieri – Lokal është, restorant…
Fiksi – Kush e ka këtë?
Kamerieri – Ajo, ay Tarja, drejtori i Ujësjellësit.
Fiksi – Alamet lokali ë?
Kamerieri – 1 milion e ca euro.
Fiksi – Sa bën?
Kamerieri – 1 milion e ca euro. Janë katër kate.
……………….
Fiksi – Ky lokali i ri ça është, ku?
Qytetari – Aty u bë lokal, taverna, piceri, kafetera …
Fiksi – Sa kohë ka?
Qytetari – Ky ka një muaj.
Fiksi – Kush e ka atë?
Qytetari – Atë e ka Tarja, drejtori i Ujësjellësit. Burri i gjyqtares, ai e ka.
…………………………
Fiksi- Përshëndetje! Ja kjo e reja këtu, kjo vila e madhe…
Qytetari- Po e ka ai atë Petrit Tare … Drejtori i Ujësjellësit …. Tashti e ka bërë. Ka hapur një lokal , se ç’ka bërë….
Fiksi- Sa kohë ka që është bërë moj?
Qytetaria- Urdhëro?
Fiksi- Sa kohë ka që është bërë?
Qytetaria- Një muaj që e ka hap…
Fiksi- Një muaj?
Qytetaria- Ka katër vite që po bëhet…
Fiksi- Kush e ka këtë?
Qytetaria- Nuk mundem të flas dot…Nuk më lejohet…
Fiksi- Kush e ka atë?
Qytetari- Atë të mirën atje?
Fiksi- Ë….
Qytetari- Atë e ka ajo Entela që ka qenë në gjykatë…
Fiksi- Entela, kush e ka?
Qytetari- Entela Prifti…
Fiksi- Është gjyqtare ajo?
Qytetari- Gjyqtare… Atë të mirin… Me klub…
Fiksi- Po , po po…. Tani e ka hapur ajo?
Qytetari- Tani, tani… Ndonjë javë ka…
Fiksi- Ka qenë gjyqtare këtu ajo?
Qytetari- Gjyqtare e Apelit qe ajo në Tiranë, edhe me zgjedhjet ka qenë ajo . Edhe në zgjedhje ka qenë ajo në Apel… Në Komision të Zgjedhjeve…
Bisede me vëllain e prokurores Irma Balli
Fiksi- Keni pronarë të tjerë?
Vëllai i prokurores- Ka, ka pronarë të tjerë… Kam dy motrat…
Fiksi- Ju jeni pronar?
Vëllai i prokurores- Me motrat…
Fiksi- Me na u prezantu…
Vëllai i prokurores- Unë Petraq Robi e kam
Fiksi- Po motrat apo mbajnë mbiemrin tënd? Njëlloj e kanë?
Vëllai i prokurores- Jo, motra është e martuar, ajo e ka Balli, është në Prokurorinë e Apelit… Është prokurore e Apelit…
Fiksi- Si e ka emrin motra?
Vëllai i prokurores- Irma….
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al