Revolta masive rrëzoi “Murin shqiptar të Berlinit”, si mijëra qytetarë kaluan mbi muret e ambasadave! Ngjarjet e 2 korrikut 1990 dhe çfarë parashikonte dekreti i Ramiz Alisë

Jul 3, 2024 | 13:00
SHPËRNDAJE

VALENTINA MADANI/ Ishte koha kur Shqipëria po bënte përpjekjet e para për të dalë nga koraca e hekurt e bunkerit komunist.

shqiptare ambasada

34 vjet më parë, në korrik të vitit 1990, të rinjtë vërshuan drejt ambasadave të huaja në Tiranë për t’i thënë lamtumirë diktaturës dhe për të dalë në një botë të lirë e demokratike. Strukturat qeveritare nuk mundën ta menaxhonin atë krizë dhe të ndalnin revoltën masive, e cila 34 vite më parë rrëzoi “Murin shqiptar të Berlinit”.

Më 2 korrik 1990 mijëra shqiptarë mposhtën frikën e një diktature gjysmëshekullore dhe mësynë ambasadat e huaja dhe me këtë hap ata shënuan kthesën e madhe të Shqipërisë. Ai që u quajt eksodi i madh i shqiptarëve, i dha goditjen e fundit regjimit të Byrosë Politike në Shqipëri, duke i hapur kombit portën e lirisë dhe demokracisë. Kalimi mbi mure të përfaqësive diplomatike në Tiranë, me thirrjet “Liri – Demokraci” ishte goditja më e rëndë që regjimi kishte marrë deri atëherë.

Tashmë qytetarët shqiptarë kishin rrëzuar “murin” e regjimit që i ndante me botën e lirë, për t’iu bashkuar asaj përgjithmonë. Ngjarja e 2 korrikut i zuri në befasi organizmat e regjimit të asaj kohe. Në tërësi numri i të larguarve të 2 korrikut, sipas DPA llogaritet të ketë qenë 4764 persona. Data 2 korrik na kujton një nga ngjarjet më të mëdha politike dhe të bujshme në fundin e regjimit komunist, ngjarja që i dha grushtin e fortë diktaturës dhe që çoi me shpejtësi në fundin e saj.

Regjimi komunist i Tiranës ishte një regjim i mbyllur, që nuk kishte lidhje me vende perëndimore, por kishte vetëm marrëdhënie formale me vendet komuniste europiane e disa vende të papërfillshme aziatike e afrikane. Edhe pse Shqipëria kishte marrëdhënie me 105 shtete të botës, pesha e Shqipërisë në botë ishte shumë e vogël dhe në shumë raste me nam të keq. Ky nam i keq i kushtohej formatit të regjimit dhe trajtimit kriminal që ai i bënte popullit të vet. Shqiptarët ishin jo pak, por një popull i rreckosur dhe i uritur. Ushqimet e racionuara me tollona, jetesa e keqe në fshat ku nuk njihej as buka e grurit, e kishin bërë shqiptarin të konkurronte për nivelin e jetesës me vende të dorës së tretë në Afrikë. Ajo që ndodhi në 2 korrik 1990, kur shtetasit shqiptarë u dyndën në ambasadat e huaja kishte të bënte me kundërveprimin e njerëzve më të guximshëm që prisnin ndryshimin e madh.

AMBASADAT

Në Tiranë, në vitin 1990 ishin të vendosura vetëm 17 përfaqësi diplomatike, 4 përfaqësi tregtare, si dhe 5 rezidenca e 4 pallate banimi, por vetëm 3 prej tyre ishin ambasada perëndimore: RFGJja, Italia, Franca, Greqia, Jugosllavia, Çekosllovakia, Rumania, Turqia, Polonia, RDGJ-ja, Hungaria, Bullgaria, Vietnami, Kuba, Kina, Koreja e Veriut, Algjeria, ambasadori arab.

Pasi popullsia u dynd në ambasada të huaja dhe regjimi nuk mund ta përballonte fluksin, ato u lanë hapur për disa ditë. Lëshimi i situatës ndodhi për pak ditë, aq sa mund të krijonte mbushjen e menjëhershme të hapësirave të ambasadave. Pas dyndjes në ambasadat e huaja, në bisedim me të dërguarin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, regjimi u detyrua të lejonte grupin e madh të personave të dilte jashtë shtetit me statusin e kërkuesit të strehimit politik. Nëse zgjateshin ditët më shumë, të mund të kishim shpërthim epidemish, vdekje të më të dobëtëve, vdekje fëmijësh, etj. Nëse këto do ndodhnin, regjimi nuk kishte ku ka çonte revoltën e pallogaritshme që mund të shpërthente.

Për pasojë, Presidiumi i Kuvendit Popullor, nën direktivat e Ramiz Alisë, nxori dekretin përkatës që normonte rregullimin e kësaj gjendjeje. Në zemër të Tiranës ishin afërsisht 5 mijë persona që dashje pa dashje mund të bënin figurë publike qoftë edhe me largim pasiv. Po për të shmangur çdo problem, regjimi përgatiti largimin e tyre në orët e vona të natës. Dhjetëra autobusë me në krye e në fund makina të policisë, i ngjanin një kortezhi mortor. Askush nga ata që ishin brenda atyre autobusëve, në zymtësinë e asaj mbrëmje korriku, priste me ankth fundin e kësaj historie. Qëndrimi në ambasada zgjati 11 ditë për ata që hynë në datën 2 korrik e diçka më pak për të tjerët që hynë ditët në vijim. Pas bisedimesh midis përfaqësuesve të regjimit dhe të dërguarit të sekretarit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura