Pas ultimatumit të Kryeministrit Edi Rama ndaj 11 drejtorëve rajonalë të spitaleve për t’u dorëhequr vullnetarisht, dje rreth 60 për qind e tyre kanë paraqitur kërkesën për largim nga detyra, shkruan “Panorama”.
Një ditë më parë, ata refuzuan të largohen, por duket se kanë patur telefonata nga ministria dhe dje kanë vendosur të dorëhiqen. Lajmi është konfirmuar nga burime pranë Ministrisë së Shëndetësisë.
Dorëheqjet drejtorët e spitaleve rajonale nuk ia kanë dorëzuar ministrit teknik të emëruar nga Partia Demokratike, Arben Beqirit, por zëvendësministres Mira Rakacolli. Zëvëndësministrja e ka konfirmuar në media se ka pranuar kërkesat e drejtorëve rajonalë për të lënë vullnetarisht detyrën.
Burime bënë të ditur se drejtorët e spitaleve rajonale, që kanë qëndruar në detyrë, janë të emëruar nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Një ditë më parë, “Panorama” kontaktoi me drejtorin e spitalit të Dibrës, Beqir Biçi, i cili është dhe kryetari i LSI-së për këtë qytet. Ai ka deklaruar se ka marrë telefonatë nga Ministria e Shëndetësisë për të dhënë dorëheqje.
“Nuk e kam dhënë ende dorëheqjen, por jam i gatshëm ta jap. Më morën ata të Ministrisë dhe më thanë se mund ta jap dorëheqjen edhe me e-mail dhe është ministri që do ta pranojë ose jo atë”, tha Biçi për “Panoramën”.
ULTIMATUMI
Kryeministri Rama u kërkoi dorëheqjen drejtorëve të spitaleve, duke i akuzuar ata për keqmenaxhim të tyre, duke evidentuar papastërtinë në spitale.
“Spitalet tona nuk janë pasqyrë e pastërtisë dhe higjienës. Përgjegjësinë për këtë e keni ju që jeni këtu, drejtuesit e spitaleve! Territore spitalesh pis, mjedise spitalesh pis. Thjesht që kanë nevojë për të pasur sy dhe për të pasur duar. S’ka nevojë as për para, as për infrastrukturë, as për reforma, as për plane madhështore. Spitalet tona janë sot dëshmi e një trashëgimie të rëndë të shumë viteve rrënim. Sidomos kur flitet për plotësimin e nevojave me mjekë specialistë në spitalet rajonale bashkiake në të gjithë vendin. Kjo është një plagë e trashëguar, por, nga ana tjetër, personelit tonë mjekësor nuk mund t’i mungojë kurrsesi dhe për asnjë çast gatishmëria për t’iu përgjigjur në kohë dhe me cilësi pacientit. Tek e fundit, pacienti meriton këtë të parën”, tha Rama.
Rama u kërkoi dorëheqjen, por asnjëri prej drejtorëve të spitaleve nuk ikën. Zbulohet shkaku
Drejtorët e spitaleve rajonale vijojnë punën edhe 24 orë pas kërkesës së Kryeministrit Rama për dorëheqje. Shumica e tyre mbeten në detyrë me pretendimin se nuk mund të braktisin detyrën kur fluksi i pacientëve në këto ditë të nxehta dhe turizmi është i lartë, shkruan “Panorama”.
Drejtori i spitalit rajonal të Shkodrës, Përparim Çela, ai i Lezhës, Pashko Smaçi, ajo e Durrësit, Viola Cikalleshi, e cila është e komanduar, kanë vijuar dje punën dhe nuk kanë paraqitur dorëheqje.
Gjithashtu në detyrë kanë qenë dje edhe drejtori i spitalit rajonal të Fierit, Andrea Dollaku, për të cilin është thënë se pritet që ta japë sot atë. Në detyrë mbetet edhe drejtoresha e spitalit të Lushnjës, Panore Veliu, por dhe drejtori i spitalit të Gjirokastrës, Përparim Muço.
Drejtori i spitalit të Dibrës, Beqir Biçi, i cili është edhe kryetar i LSI-së në këtë qytet tha se është i gatshëm të japë dorëheqjen.
“Nuk e kam dhënë ende, por jam i gatshëm ta jap. Më morën ata të ministrisë dhe më thanë se mund ta jap dorëheqjen dhe me e-mail dhe është ministri që do ta pranojë ose jo atë”, tha Biçi për “Panorama”.
Edhe drejtori i spitalit të Beratit, Arqile Vasili, i cili është i komanduar, nuk ka dhënë dorëheqjen, ndërsa ka qenë mjek roje gjatë gjithë natës në këtë spital. Kryeministri Rama u kërkoi dorëheqjen drejtorëve të spitaleve duke i akuzuar ata për keqmenaxhim të tyre, duke evidentuar papastërtinë në spitale.
“Sot, spitalet tona nuk janë pasqyrë e pastërtisë dhe higjienës. Përgjegjësinë për këtë e keni ju që jeni këtu, drejtuesit e spitaleve! Territore spitalesh pis, mjedise spitalesh pis. Thjesht që kanë nevojë për të pasur sy dhe për të pasur duar. S’ka nevojë as për para, as për infrastrukturë, as për reforma, as për plane madhështore. Spitalet tona janë sot dëshmi e një trashëgimie të rëndë të shumë viteve rrënim. Sidomos, kur flitet për plotësimin e nevojave me mjekë specialistë në spitalet rajonale bashkiake në të gjithë vendin. Kjo është një plagë e trashëguar, por, nga ana tjetër, personelit tonë mjekësor nuk mund t’i mungojë kurrsesi dhe për asnjë çast, gatishmëria për t’ju përgjigjur në kohë dhe me cilësi pacientit. Tek e fundit, pacienti meriton këtë të parën”, tha Rama.
DREJTORËT E SPITALEVE
Shkodër Përparim Çela
Lezhë Pashko Smaçi
Kukës Hasije Zeneli
Dibër Beqir Biçi
Durrës Viola Cikalleshi
Elbasan Desantila Tahiraj
Berat Arqile Vasili
Fier Andrea Dollaku
Lushnje Panore Veliu
Gjirokastër Përparim Muço
Vlorë Bruna Mersini
Përmet Elda Cullufe
Tepelenë Stoli Selmani
Mirditë Lek Reçi
Sarandë Arjan Kalcuni
ARISTIR LUMEZI/PANORAMA
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al