Koalicioni Aleanca për Ndryshim sipas rezultateve paraprake të procesit të numërimit të 202 Qendrave te Votimit, rezulton si fituese e 6 mandate deputetësh në Qarkun e Shkodrës. Në projeksionin e votave, bie në sy se 5 mandate janë siguruar nga Partia Demokratike dhe 1 mandat nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Koalicioni PD-AN ‘thyen’ kështu Partinë Socialiste në qarkun e Shkodrës e cila deri tani ka marrë 4 mandate, ndërsa PSD e Tom Doshit, një mandat.
Ky rezultat ka dalë me numërimin deri tani të 202 QV nga 411 që janë gjithsej.
Në Qarkun e Shkodrës, deri më tani, PD ka marrë 43.9%, PS 29.5%, LSI 9% dhe PSD 14%
QARKU KUKES
Edhe në Qarkun e Kukësit, me numërimin e 118 QV nga 141 gjithsej, Partia Demokratike rezulton paraprakisht si fituese e 2 mandateve, me 62.6% të votave.
Partia Socialiste ka siguruar një mandat, me 35.6% të votave.
Ndërsa LSI ka marrë 0.2% të votave, duke mos arritur në votat e mjaftueshme për të siguruar një mandat në këtë qark.
QARKU LEZHE
Në Qarkun e Lezhës, kur janë numëruar 115 QV nga 249 gjithsej, Partia Demokratike ka siguruar 4 mandate deputeti deri tani, me 45.1% të votave.
Ndërsa Partia Socialiste ka siguruar 3 mandate me 41.7% të votave.
Edhe në Qarkun Lezhë, sipas rezultatit paraprak, LSI që ka marrë 8.9% të votave, nuk ka siguruar mjaftueshëm vota për të arritur në një mandat deputeti që të përfaqësohet në Parlamentin e ardhshëm.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al