Rikthehen reshjet e shiut dhe ulen temperaturat, si parashikohet moti për javën

Jul 1, 2024 | 8:42
SHPËRNDAJE

Gjatë kësaj jave vendi ynë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. 

moti

Ditët me diell do të mbizotrojnë pothuajse gjatë gjithë javës, por përjashtim bën dita e Martë ku reshjet pritet të bëhen prezente në orët e para të ditës fillimisht në pjesën veriperëndimore të territorit.

Përsa u përket ditëve të tjera me shtimin e vranësirave nga orët e mesditës në relievet malore të territorit priten reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

 

Njoftimi i SHMU:

Për javën që presim! Vendi ynë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Me mot të kthjellët e alternime vranësirash kryesisht nga orët e mesditës. Ditët me diell do të mbizotrojnë pothuajse gjatë gjithë javës.

Por përjashtim bën dita e Martë ku reshjet pritet të bëhen prezente në orët e para të ditës fillimisht në pjesën veriperëndimore të territorit. Nga orët e mesditës reshjet pritet të prekin pjesën më të madhe të territorit, në veri e pjesërisht në qendër reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e hera herës breshër.

Përsa u përket ditëve të tjera me shtimin e vranësirave nga orët e mesditës në relievet malore të territorit priten reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era parshikohet të jetë kryesisht nga veriperëndim – juglindje në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 8-9 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgetare dhe zonat luginore fiton shpjetësi deri në 12-14 m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.

449483460_1190136272014040_7148087740363110429_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura