Rikthehet pas 3 vitesh në kampionatin shqiptar, portieri arrin akordin me ekipin që synon ngjitjen në Superiore

Jul 3, 2024 | 23:02
SHPËRNDAJE

Portieri Stivi Frashëri do të rikthehet në kampionatin shqiptar pas tre sezonesh.

frasheri

Korçari ka arritur akordin me ekipin që synon ngjitjen në Superiore, Flamurtarin.

33-vjeçari ka qenë pjesë e klubit vlonjat në sezonin 2016/17. Lajme të shumta qarkulluan për një transferim të gardianit tek Elbasani, por në fund ai zgjodhi ekipin e Kategorisë së Parë.

Pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e Flamurtarit tani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura