Riniani i lidhur jashtë emisionit? Ish e dashura ruse ndërhyn në “Për’puthen”: Është mashkull i mrekullueshëm dhe e dua shumë, por…

Mar 2, 2021 | 22:50
SHPËRNDAJE

Riniani, konkurrenti i “Për’puthen” dhe ish-e dashura e tij ruse, Marsela shkëmbejnë herë pas here komente në rrjetet sociale, gjë që ka shkaktuar mjaft konfuzion tek publiku. Shumë kanë ngritur dyshime se mes tyre mund të ketë ende ndjenjë. 

marsela

Por për t’i dhënë një herë e mirë fund zërave që qarkullojnë, Marsela ishte pranishme në këtë puntatë të “PërPuthen”, përmes një lidhje në Skype.

Ajo tha se ata të dy kanë përjetuar një histori shumë të bukur dashurie që ka zgjatur 8 vite, por se tashmë nuk e dashuron më Reinianin, sepse në të kundërt nuk do ta kishte lënë t’i ikte.

“Historia jonë ka zgjatur 8 vite, një histori e mrekullueshme dashurie e pasioni. Ka qenë shumë e lumtur në 8 vite, është një mashkull i mrekullueshëm, një njeri i drejtpërdrejtë, ka mësuar shumë nga ai. Unë e dua shumë, e dashuruar nuk jam, nëse do ishim të dashuruar do ishim akoma bashkë. Pasi ndahen rrugët, secili është i lirë të ndjekë rrugën e tij. Ai djalë meriton dashurinë, unë dua që ai të ketë përkrah një njeri të denjë për të.

I bëra dedikim në Instagram sepse pasi u ndërpre lidhja jonë, shumë njerëz vuajtën shumë njerëz, por ata janë të lumtur për faktin se ne kemi këtë marrëdhënie të mirë. Pas ndarjes me Rinianin unë kam ruajtur marrëdhëniet me familjen e tij. Sigurisht që me prindërit e tij nuk flas shumë shpesh, por kam një marrëdhënie shumë të mirë me kushërirat e tij. Ndjenjat e mia janë 100 dashamirësie, e dua vetëm të mirën këtij djali, pasi në të kundërt nuk do ta kisha lënë të ikte”, ka thënë ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura