Ronaldo dhe Neymar drejt sheikëve të Premier Ligës? Reagon trajneri: Ja si qëndron e vërteta

May 5, 2023 | 14:59
SHPËRNDAJE

Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Anglia në orët e fundit, me Kristiano Ronaldon dhe Nejmar që përfliten për një kalim të bujshëm te skuadra e Njukasëllit.

guardiola houi

Për këtë gjë ka zgjedhur të reagojë vetë trajneri i Njukasëllit, Edi Houi, i cili është shprehur se këto lëvizje do të ishin shumë të vështira të ndodhnin.

“Spekulime ka pasur që nga dita e parë që unë kam marrë drejtimin e skuadrës. Të gjithë mendojnë se më i miri në botë do të arrijë, por ne nuk mund të bëjmë blerje të tilla. Ne nuk mund të peshkojmë një emër dhe ta marrim, ose të blejmë lojtarë që nuk i duam. Duhet të jemi preciz në zgjedhjet tona…

Ronaldo dhe Nejmar janë dy lojtarë të mrekullueshëm, por unë nuk do të humb kohë me spekulime. I di drejtimet që skuadra do të ndjekë, e di se kur mund dhe kur jo të bëjmë merkato. Shumë emra kanë dalë së fundmi, por asnjë nuk është i vërtetë. E di gjithashtu se ka njerëz që duhet të bëjnë punën e tyre… gjithsesi ne duam të zbulojmë lojtarë përpara se të shpërthejnë në skenën e madhe të futbollit, po punojmë për të afruar lojtarë të rinj”, u shpreh Houi.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura