Ronela Hajati bëhet nostalgjike, publikon fotografitë e saj të vjetra! Ja si dukej këngëtarja gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës

Oct 1, 2021 | 11:05
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Ronela Hajati vendosi të ndajë disa nga kujtimet më të bukura të fëmijërisë dhe të adoleshencës me ndjekësit në rrjete sociale. Mesa duket artistja është bërë nostalgjike dhe ka marrë mbrëmë të gjitha albumet fotografike që ka realizuar ndër vite për të kujtuar disa copëza të jetës së saj.

ronela hajati (9)

Në fillim, Ronela publikoi një foto të shkrepur kur ka qenë 16 vjeç. Në të ajo shihet shumë e dobët, e veshur me një kanotiere dhe paliçeta. Më pas, Hajati publikoi disa foto të vetës kur ka qenë një fëmijë i vogël. Në to shihet se këngëtarja ka pasur flokë kaçurrela biondë.

ronela hajati (18)

ronela hajati (15)

Ronela nuk la pas as humorin, pasi në një foto ku pozon duke i rënë pianos, shkroi: “Përveç meje që i bija pianos, më shumë rëndësi ka çentroja sipër”.

ronela hajati (11)

Ndërsa në një tjetër ku pozoi bashkë me prindërit, Hajati shkroi: “Këtu jam në kishë, ku sapo kisha mbaruar mësimet e katekizmit dhe isha gati për të pritur jetën. Duket që kam një shikim si bijë siçiiani”.

ronela hajati (10)

Mes imazheve të shumta, Ronela shfaqet edhe me babain e saj të ndjerë, Marash Hajatin.

Pas babit përherë”, shkroi ajo krahas një fotoje ku shfaqej e kapur pas këmbës së të atit, i cili ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare, në vitin 2013.

Në një tjetër fotografi të Marashit, hajati shkroi: “Babi më mungon shumë!”.

ronela hajati (16) ronela hajati (13)

ronela hajati (3)

ronela hajati (12) ronela hajati (8) ronela hajati (7) ronela hajati (6) ronela hajati (2) ronela hajati (5) ronela hajati (17)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura