Pas përplasjes me ish-kryeministrin Sali Berisha, djalin e tij, Shkelzenin dhe kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama, Ema Andrea rrefehet në një intervistë në revisten “Mapo”.
Duke komentuar deklaratën e saj ndaj Sali Berishës, Ema Andrea shprehet: “U gjenda nën një lumë sharjesh. Nuk u ndjeva e fyer, sepse nuk mund të më fyejë ky nivel komunikimi. U ndjeva thjesht “e paarmatosur”, pasi nuk disponoj në kulturën time asnjë mjet vulgar apo banal për t’u përgjigjur, për të argumentuar idetë e mia apo për të bindur opinionin për vlerat e mia si njeri, artiste, grua apo nënë. Natyrisht, që për asnjërin nga rastet kur jam shprehur hapur publikisht, nuk jam bërë pishman”.
Ema reagoi ndaj thirrjes së Berishës për armatosje, duke e cilesuar atë fashist. Ky ishte edhe shkak për një lumë replikash e akuzash.
Ajo flet për Teatrin Kombëtar dhe Akademinë e Arteve, për ligjin e teatrit, artistët, shoqërinë dhe për politikat që përdhosin fjalën e lire. Për gjithçka që e ka revoltuar qysh kur ishte adoleshente e studente e deri sot, kur me shumë mund ka fituar statusin e artistes së pavarur.
Për gjithçka që ka reaguar publikisht, me zë të lartë, duke marrë përsipër dhe rrisqe të mëdha.
“Ndoshta sepse shpresova shumë tek ndryshimi, tani jam e zhgënjyer, por ky është totalisht gabimi im, që erdhi prej iluzioneve të mia. Personalisht nuk kam asnjë kompleks gjeografik dhe as komplekse superioriteti apo inferioriteti dhe nuk i mas vlerat e artit gjeografikisht. Unë besoj në të qenit unik, në identitetin e artit tonë, por, mesa duket, për qeverinë është ndryshe. Ky raporti i theksuar – artisti evropian dhe ai shqiptar, arti evropian në Shqipëri apo artisti shqiptar që po shkon jashtë kufijve – ka larguar vëmendjen nga zhvillimi i artit shqiptar,” thotë ajo për Edi Ramën.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al