Ylli Shehu i habit të gjithë: Ika nga PR te LSI se Mediu nuk qëndroi deri në fund për të kandiduar Dukën në Durrës

May 1, 2015 | 11:27
SHPËRNDAJE

Deputeti më i ri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Shehu ka dhënë një arsye që pak mund ta mendonin se përse vendosi të largohej nga Partia Republikane.

Deputeti i LSI-se, Ylli Shehu

Në një deklaratë për mediat ai shprehet se nuk qëndroi më në këtë forcë politike për shkak se kryetari i saj Fatmir Mediu nuk i qëndroi deri në fund angazhimit të tij për të mbështetur Agron Dukën si kandidat për Durrësin.

Megjithatë Ylli Shehu, babai i të cilit është zgjedhur për dy mandate me votat e Partisë Demokratike si kryetar i komunës Grykë Caje, nuk shpjegoi në deklaratën e tij se përse ka zgjedhur pikërisht Lëvizjen Socialiste për Integrim për të vazhduar jetën e tij parlamentare në këto dy vite të fundit të mandatit.

Ai ishte kryesues i listës së Partisë Republikane në qarkun e Tiranës. 

 

Deklarata e Shehut

Me keqardhje u njoha me qendrimet e mbajtura nga z.Mediu ndaj vendimit tim per t`iu bashkuar grupit parlamentar te LSI.

Desha te sqaroj qarte edhe nje here, se nuk kam ikur por kam bere nje zgjedhje, e cila ka qene thellesisht e motivuar dhe parimore, pasi per fat te keq Z.Mediu i iku ne menyre krejtesisht jo trasparente premtimit publik te bere ne strukturat drejtuese te Partise Republikane, qe nese Partia Demokratike nuk do ti qendronte angazhimit per te kandiduar z.Agron Duka per kryetar te bashkise se Durresit atehere Partia Republikane per te vene ne vend dinjitetin e neperkembur do dilte me vete dhe do te kandidonte me kandidatet e saj ne te 61 bashkite e vendit.

Nderkohe qe Partia Demokratike nuk i qendroi premtimit per te kandiduar z.Agron Duka ne krye te bashkise se Durresit ku une shpreh bindjen time se ai do te kishte qene fitues, pa dhene asnje shpjegim dhe per arsye jo te trasparente qe vetem ai di, z. Mediu vendosi te vazhdonte koalicionin me PD sikur asgje nuk kishte ndodhur asgje dhe sikur asgje nuk ishte thene, duke i ikur ne menyre krejtesisht jo trasparente premtimit publik te bere ne strukturat drejtuese te Partise Republikane dhe te pasqyruar gjeresisht edhe ne mediat shqiptare per te dale e vetme ne zgjedhje e per te konkuruar ne 61 bashkite e vendit.

Ne keto kushte i kam bere me dije strukturave te Partise Republikane dhe z.Mediu mospajtimin tim me keto qendrime sa inferiore, kontradiktore dhe qesharake,duke bere edhe zgjedhjen time politike per ti`u bashkuar grupit parlamentar te Levizjes Socialiste per Integrim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura