Aktori i njohur Ndriçim Xhepa në një rrëfim të veçantë ka treguar fillimin e karrierës së tij në skenën e Teatrit dhe atë të filmit.
Gjatë një interviste në emisionin “Përballë” i transmetuar në “Digitalb”, Ndriçim Xhepa ka zbuluar për herë të parë peripecitë që ka kaluar në jetën e tij kur konkurroi për herë të parë në Akademinë e Arteve dhe se u përjashtua për shkak se xhaxhai i tij ishte i dënuar me 9 vite burgim.
Xhepa tregon dhe ndërhyrjen që bëri nëna e tij, aktorja e mirënjohur Margarita Xhepa për t’i mundësuar të birit që të merrte rrugën e aktrimit.
Ai ka treguar gjithashtu dhe detaje interesante nga roli që ka luajtur në filmin “Flutura në kabinën time”, teksa ka pohuar se ka qëndruar për 3 muaj me radhë me shoferët e Parkut të Kamionëve të Laçit.
Ndriçim Xhepa rrefen se ka qëndruar më ta për ditë të tëra duke i imituar gjestet, mënyrën se si hanin, si silleshin, madje gjatë kësaj kohe ai thekson se ka mësuar të ngasë dhe Saurrelin. “Për tre muaj para se të fillonin xhirimet me dy shoferët e pakut të Laçit që ishin dhe shoferët e makinës më është dashur të trajnohem, të merrem me ta, të rri gjithë kohën me ta, të ha të pi me ata gjithë ditën e ditës.
Duke parë çdo gjest, hipje dhe zbritje në makinë. Mënyrën se si merreshin me levat e makinës, me timonin, me kthesën, me mënyrën e të ndejturit po themi në mënyrë “pis, i pa kujdesur” në veshje. Në mënyrën se si e pinë cigaren, si e hanë bukën, qoftë dhe ato duart gjysmë të ndotura, janë shumë detaje të tilla”, shprehet Xhepa.
RRËFIMI I NDRIÇIM XHEPËS
FILLIMET E KARRIERES
Nuk kam qenë nga ata studentë që kam marrë vlerësimin maksimal, por kjo ka ardhur në formë graduale.
Në vitin e parë jam vlerësuar në të dy lëndët profesionale me kujtohet me notën 6-të, pastaj në vitin e dytë pata një ngritje prej 2 notash, në 8-ta. Me mbylljen e fakultetit kamë dal me notat maksimale 10. Më vonë nga role më të vogla kanë ardhur propozime për aktivizime ka regjisor për role më aktive de më potente, më kryesor dhe me ngarkesa emocionale të një niveli dhe standardi tjetër.
FAMILJA DHE PENGESAT
Tradita e familjes së prindërve të mijë, të tim eti dhe ime mëje nuk kanë lidhje me artin.
Ajo që vjen më pas, im atë dhe ime më, Xhavit Xhepa dhe Margarita Xhepa janë njohur në Teatrin e Estradës të qytetit të Tiranës, ai këngëtar dhe ime më, fillimisht si recituese, anonçuese dhe më pas ka vijuar jetën e saj në Teatrin Kombëtar. Asnjëherë nuk e kam patur mendimin se teksa dëgjoja këtë fëmijë arti, patjetër që fëmija që buron nga njerëz të artit duhet patjetër të dalë i aftë dhe i saktë e me karrierë të gjatë. Tek unë kjo gjë është futur ndoshta nga prezenca e tyre në ambientet e provave, institucioneve në mënyrë inkoshiente në mënyrë krejtësisht të natyrshme gjë e cila nxori kokë diku në vitin e tretë të gjimnazit “Qemal Stafa”, kjo dëshirë për t’u marrë me artin.
Në gjimnazin tonë vinin dy studentë të Akademisë së Arteve, Alqi Boshnjaku dhe Sefer Pema të cilët na kuadër të Teatrit të Shkollës do të vinin në akt dramën “Çuça e maleve”, ata ishin në fazën e kërkimit të aktorëve dhe rastësisht dikush i thotë që në vitin e tretë është dhe djali i filanes.
Erdhën më takuan dhe insistuan që të ingranohesha në këtë grup të teatrit. Në fillim kisha një lloje stepje, por insistuan shumë dhe ma mbushën mendjen.
Kam luajtur në atë shfaqje rolin e banditit Gjet Lleshi dhe më kujtohet në olimpiadën e teatrove që zhvillohej jam vlerësuar me medalje për interpretim të mirë. Po me këtë grup në maturë u vendos në skenë vepra tjetër, “Ajo mbeti në ëndërr”. Aty luaja rolin e një profesori austriak dhe kjo u prit mirë dhe pas këtyre dy eksperiencave ky ishte çasti dhe u kristalizua në kokën time një dëshirë për të vijuar në konkursin e Akademisë së Arteve.
Mbaj mend që materialet për t’u pranuar në Akademi i kam punuar me dy regjisorët që vinin në shkollë sepse u krijua një miqësi me ta. Në momentin që dolën listat shoh që emri im nuk ekzistonte. Ime më ishte në Divjakë të Lushnjës teksa po xhironte filmin “Pylli i Lirisë’. Ajo vjen direkt nga sheshi i xhirimit dhe adresohet në Komitetin Ekzekutiv ku merr një përgjigje realisht negative dhe pas kësaj adresoi ankesën e saj në komitetin e partisë ku në atë vit ishte sekretar i parë Manush Myfiu, atëherë dhe anëtar i Byrosë Politike.
Xhaxhai im ishte dënuar me 9 vite burg për agjitacion dhe propagandë. Ky njeri që drejtonte në atë kohë ishte i qartë për personin dhe arsyet e dënimit të tij. Ai brenda një arsye njerzilliku apo arsyeje arriti të shprehet se nuk është e nevojshme të përgjigjet nipi për gabimet e xhaxhait të vet.
Pas kësaj mu hap rruga për të shkuar dhe për ët konkurruar ditën e fundit kur mbyllej konkursi dhe kam kryer më pas Akademinë e Arteve në vitet 1976 -1979.
Pas mbarimit të Akademisë së Arteve emërohem në Teatrin Kombëtar. Viti i stazhit jam bërë pjesë e në një rol tek “Tragjedia e Deas” të shkrimtarit Kiço Blushi dhe pak ditë pas emërimit në Teatër kam ikur me xhirime në fshatrat e Vlorës për xhirimin e filmit “Këshilltarët”. Rolet e mia në teatër dhe në filëm kanë qenë të pranueshme, jo kryerole, kam qenë prezent në shumë shfaqeje, por në pozicionin fare modest të figurantit. Në të dy skenat si në teatër dhe në film nuk mund të them se nuk jam favorizuar, por s’kam pas kolpon e menjëhershme të një roli kryesor të aktivizimit me regjisor të planit të parë siç kanë pas fatin kolegë të tjerë më të rinj se unë, apo më të pjekur se unë në moshë.
Në vitin ‘81 në vazhdim të këtyre aktivizimeve modeste që sapo thash, aktivizohem në dy role episodike, i pari në filmin “Thesari” të regjisorit Muharrem Fejzo dhe më pas në një rol po episodil të “Filmi njeriu i mirë”, të regjisorëve, Ibraim Muçaj dhe Kristaq Mitro.
Roli im i parë si protagonist ka ardhur te unë fare rastësisht. Pas dy javësh xhirime Çashku vendos të ndryshojë rolin kryesor, më lë takim që të takoheshim në darke dhe të më shpjegonte rolin që të xhironim që të nesërmen në episodin e parë. Isha i befasuar, i hutuar dhe i kënaqur, deri pasdite e kam lexuar skenarin dy herë. Takuam pasdite dhe pas u vendosen të gjitha, grimi, kostumet dhe pasi gjatë natës kam lexuar dhe për herë të tretë skenarin, direkt futem të nesërmen në xhirim.
ROLI ME I VEÇANTE
Padyshim filmi Flutura në kabinën time është një film që i rezistoi kohës sepse merret me thelbin e njeriut.
Toma është një nga personazhet më të dashura të miat.
Është I dashur për mua, por besoj se është bërë një personazh simpatik dhe I këndshëm për publikun. Nuk ka fat më të madh për një aktor kur i vjen një personazh në të cilin është I dëshiruar dhe dyjëzuar të luaj botën shpirtërore të tijën.
Ky dualitet është punuar në biseda të vazhdueshme me regjisorin Vladimir Prifti, detaje më detaje duke i dhënë ngjyrë çdo fraze, çdo gjesti, duke iu referuar dhe përvojave njerëzore të karaktereve të ngjashme për ta bërë sa më bindëse dhe sa më të vërtetë.
Për të qenë i sinqertë këto role nuk realizohen dot vetëm dhe ngjizja interpretative me partneren time Luiza Xhuvani dhe ajo për mendimin tim ka patur një nga rolet më të mira të karrierës së saj.
Për tre muaj para se të fillonin xhirimet me dy shoferët e pakut të Laçit që ishin dhe shoferët e makinës më është dashur të trajnohem, të merrem me ta, të rri gjithë kohën me ta, të ha të pi me ata gjithë ditën e ditës. Duke parë çdo gjest, hipje dhe zbritje në makinë. Mënyrën se si merreshin me levat e makinës, me timonin, me kthesën, me mënyrën e të ndejturit po themi në mënyrë “pis, i pa kujdesur” në veshje. Në mënyrën se si e pinë cigaren, si e hanë bukën, qoftë dhe ato duart gjysmë të ndotura, janë shumë detaje të tilla.
Për të arritur dhe për ta asimiluar për të mësuar realisht makinën. Në shumë episode dhe plane më është dashur që vetë Toma ta ngasë makinën. Nuk mund të gënjehet në film kur një makinë si të thuash në anën teknike, një plan të pandërprerë vjen me gjithë një kamion, vjen stopon dhe del nga kabina.
Dhe të duash të gënjesh, s’e bën dot! Pra në film Tomës këtij personazhi i duhej patjetër kjo llojë marrëdhënie me objektin kryesor me Saurrelin.
Kam bindjen që të ngelurit në memorien e shikuesit të një fraze apo të një fjale të një gjesti të hedhur, ngelet si pasojë kur dramaturgjikisht situata është e vërtetët dhe se saktë. Në momentin që krijohet ky trinom, dramaturgjik-regji-aktim, gjithmonë mbi boshtin e të vërtetës ka arsyen e plotë dhe logjikshme që fraza të mbetet në një kohë të gjatë në mendjen dhe kujtesën e spektatorit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al