Rrëzimi i qeverisë, Basha: Në fillim të bashkohemi brenda partisë sonë

Dec 10, 2015 | 11:19
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë apel për të gjithë atë që besojnë në kauzën e opozitës së sotme, të bashkohen me të, ndërsa njëkohësisht ka vënë theksin te fakti se para se të zgjerohet me këto bashkime, të nisë bashkimi në rradhë të parë vetë brenda PD-së.

lulzim-basha“Kemi nevojë që në këtë kundërvënie të bashkohemi në rradhë të parë brenda partisë sonë, ku për herë të parë është krijuar një korpus eksperience dhe vlerash që e ka për detyre jo vetëm të mbaje flamurin e këtyre vlerave, por t’i inspiroje një kontigjent të ri të spikatur individësh që kanë ardhur në PD sot në opozitë, për të dhënë e jo për të marrë, ti kujtojë përmes transmetimit të këtyre vlerave dhe për këtë fondacioni për liri e demokraci duhet të jetë një platformë sa më konstruktive… që të dijnë të frymëzojnë e të drejtojnë kapacitetet e potencialet e reja drjt pjekjes së tyre që ardhshëm, ndoshta jo për 4 viet, por të 8 12 e 16 viteve, koha për të nisur procesin e ndërtimit të elitave të ardhsme  politike të PD është tani”,- tha Basha.

Basha e bëri këtë apel teksa tha se reforma e dekriminalizimit nuk është e vetmja zgjidhje për të rrëzuar një klasë politike që ai e quajti një bandë hajdutërish që po zhvatin pasuritë e popullit shqiptar. Teksa theksoi se “dufi dhe zemërata popullore gjatë protestës, nuk ishin skenar i opozitës”.

“Të heqësh Arben Ndokën nga Kuvendi dhe ta bësh kryetar të PS në Lezhë, që nesër të sjellë mbesen 22 vjec në Parlament e të thotë ja u dekriminalizova…duhet vullnet politik dhe kjo qeveri e ka dëshmuar që se ka këtë vullnet. Dhuna e vërtetë është dhuna qeveritare ndaj të pamundurve, të papunëve që s’kanë më asnjë shpresë, ndaj biznesit të vogël, ndaj studentëve,…”,- vijoi Basha.

“Janë të mirëpritur e duhet të vijnë të gjithë ata që besojnë se s’ka e s’duhet të ketë vend për inkriminim të politikës, që besojnë se vlera e një shoqërie të lirë është vota e lirë, janë të mirëpritur”,- tha kreu i opozitës.


Fjala e Lulzim Bashes, 10 Dhjetor 2015 by Gazeta_Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura