Rusia e Serbia më pranë se kurrë, nis bashkëpunimi ushtarak

Apr 26, 2017 | 8:06
SHPËRNDAJE

Rusia dhe Serbia konfirmuan interesin e përbashkët për zhvillimin e bashkëpunimit në fushën ushtarake, tha ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, pas takimit në Moskë me homologun serb, Zoran Gjorgjevic.

andrej

Shoigu tha se Moska e sheh Beogradin si partner të besueshëm, i cili mbron parimet themelore të sigurisë ndërkombëtare.

“Për fat të keq, bota nuk po bëhet vend më i qetë dhe më i qëndrueshëm. Ngjarjet në dekadën e fundit, që lidhen me revolucione shumëngjyrëshe, pushtime të ndryshme dhe përmbysje me dhunë të udhëheqësve të shtetit, nuk sjellin asgjë të mirë”, tha Shoigu, transmeton Rel.

Ai po ashtu tha se fitorja e Aleksandar Vuçiqit në zgjedhjet presidenciale në Serbi e forcon besimin e Rusisë në marrëdhëniet e fuqishme midis dy vendeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura