PANORAMA PLUS/ Teksa edhe pak ditë kanë mbetur nga dasma e saj me Shkëlzen Berishën, Armina Mevlani iu ka dedikuar pak kohë ndjekësve të saj në rrjetet sociale duke zhvilluar një bisedë me ta.
Komplimentet dhe mesazhet kanë qentë të shumta për blogeren, ku mes të tjerash një ndjekëse shkruan: “Dje i thashë burrit: Kjo Armina ka një bukuri të rrallë sidomos në ditët e sotme”. Mesazhi është shpërndarë nga Armina e cila përgjigjet: “Aww më bëre ditën.”
Por duket se ky ‘story’ i Arminës ka tërheqru vëmendjen e moderatores dhe producentes Dalina Buzi, e ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram.
Ndryshe nga ndjekësja, Dalina shkruan se e ka pyetur burrin se sa lekë do hedhin te dasma e blogeres, që do të zhvillohet më vonë këtë muaj.
Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do të celebrojnë dashurinë e tyre gati 10- vjeçare në një ceremoni në fund të muajit.
Armina tha më herët se dita e kurorëzimit do të jetë në fund të shtatorit, por pa zbuluar ende datën.
Blogerja zbuloi pak ditë më parë detaje nga dasma ndërsa u shpreh se ajo dhe Shkëlzen Berisha kanë zgjedhur pikërisht muajin shtator pasi i pëlqen vjeshta të dyve dhe ka hedhur poshtë fjalët se po bën një dasmë për arsye sepse është në pritje të një fëmije.
Një ndihmë e madhe për Arminën ka qenë dhe kunata e saj Argita Malltezi, e cila i është gjendur pranë për çdo detaj të dasmës.
Gjithashtu blogerja tregoi se menyja e dasmës do të jetë sa më traditcionale dhe do të jenë të ftuar më pak se 300 persona. Armina shtoi se dhe vjehrri i saj, ish-kryeministri Sali Berisha është mbështetës dhe e ka miratuar datën e dasmës.
“Muajin shtator e zgjodhëm për të bërë dasmën sepse na pëlqen vjeshta. Ne nuk e kemi planifikuar dasmën për të pritur një fëmijë. Gjithmonë kam dashur të kem dasmën para fëmijës, dua ta shijoj. Vjehrri im, Sali Berisha është gjithmonë mbështetës dhe ka qenë në rregull me datën e dasmës.
Menyja e dasmës do të jetë tradicionale. Në dasmë do të ketë të ftuar më pak se 300 persona, për disa detaje të dasmës më ka ndihmuar shumë edhe kunata, motra e Shkelzenit, me të cilën kam marrëdhënie fantastike.”– tha Mevlani në “Goca dhe Gra”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al