Sa shumë futbollistë shqiptarë në Itali, ja 14 kuqezinjtë që luajnë në SERIA A

Nov 8, 2023 | 17:11
SHPËRNDAJE

Marvin Çuni dhe Arijon Ibrahimoviç ishin dy lojtarët e fundit me origjinë shqiptare që mbërritën në kampionatin italian, aty ku gjetën një duzinë me futbollistë kuqezinj.

CUNI IBRA

Në Serinë A aktualisht luajnë Etrit Berisha, Ardian Ismajli dhe Stiven Shpendi tek Empoli. Te skuadra e Atalantës është Berat Gjimshiti, ndërsa te Lacio Elseid Hysaj. Për të vijuar me Kristjan Asllanin që aktivizohet tek Interi dhe Marash Kumbulla me Romën.

Nedim Bajrami është pjesë e Sasuolos po në elitën e Italisë dhe më tej kemi tre lojtarë me origjinë shqiptarë te Frozinone, ku Çuni është pjesë e Kombëtares, ndërsa mbrojtësi Serxho Kalaj ka qenë me Shpresat dhe gjithashtu Arijon Ibrahimoviç që është me origjinë nga Prizreni, por përfaqëson Gjermaninë aktualisht. Për ta mbyllur me Leçen, ku luajnë Ramadani, Dermaku dhe Medon Berisha.

SERIA A

PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura