Safet Gjici s*ks në zyrë/ SPAK “zbarkon” në Bashkinë e Kukësit pas video-skandalit, sekuestron serverin e kamerave dhe dokumente

Jun 19, 2023 | 16:20
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Posaçme ka “zbarkuar” në Bashkinë e Kukësit pas video-skandalit të Safet Gjicit, i cili shihej duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e tij.

Sipas News24, SPAK ka sekuestruar serverin e kamerave në Bashki dhe disa dokumente të ndryshme.

Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, raportohet se kanë qëndruar për rreth 30 minuta në Bashki dhe pasi morën kontakt me punonjësin e IT-së, bënë sekuestrimin e serverit, për të verifikuar hyrje-daljet në institucion të vajzës që shfaqet në video, si dhe personat që mund të kenë pasur kontakt me të.

Ndërsa dosjet e ndryshme janë marrë për të verifikuar nëse gruaja ka paraqitur ndonjë projekt pranë bashkisë dhe nëse është miratuar ose jo.

Ndërsa vajzës në video, Alma K., iu është ndaluar largimi nga Shqipëria. Ajo banon bashkë me fëmijën ne moshë të mitur në Durrës dhe dëshmia e saj është kyçe për hetimin e ngjarjes.

SPAK po heton për shpërdorim detyre, por sekuestrimi i videos së plotë, e cila mendohet të jetë rreth 15 minuta, mund të nxjerrë në dritë detaje që mund të përfshijë dhe persona të tjerë në skandal.

Video-skandali u publikua të premten (16 qeshor), ndërsa pamjet ishin filmuar në datën 6 qeshor brenda zyrës së ish-kryebashkiakut.

Dyshohet se kamera ishte vendosur në çantën e Alma K.. Mësohet se është një çantë e posaçme e pajisur me kamera për të kryer filmime.

Pasi video u bë virale Safet Gjici deklaroi se ky ishte një kurth dhe se ishte prej disa kohësh në lidhje intime me Alma K., ndërsa u shpreh se jepte dorëheqjen nga posti.

Ndërkohë disa orë më vonë qeveria deklaroi se ai ishte sharkuar nga posti i kryebashkiakut të Kukës, ku ishte rikonfirmuar në detyrë pasi fitoi zgjedhjet lokale të 14 Majit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura