U bashkuan si dyshe simpatike e programit të përnatshëm “Ça thu” në “Agon Channel”, dhe si dyshe burrash, Sajmir Kodra dhe Gentian Zenelaj do të zhvendosen në ekranin e “TV Klan”. Pas mbylljes së televizionit ku ata punuan vitin e kaluar, dy moderatorët po punojnë për rikthimin në ekran në muajin dhjetor. Vetë Sajmiri konfirmon për gazetën “Panorama” se tashmë e kanë vendosur dhe do të jenë pjesë e stafit të “Tv Klan”, çdo mbrëmje në orarin prime time, nga e hëna deri në të premte. Përsa i përket emrit të emisionit, ai pohoi se: “Do të jemi sërish me Gentin dhe me stafin tim të mrekullueshëm. Emrin e emisionit po e mendojmë, e ndoshta do të jetë i njëjti “Ça thu”.
Pyetjes se sa do të jetë paga mujore e secilit në këtë televizion, ai iu përgjigj: “Kur ta vendosim do ta deklaroj në Tatime. Pagën s’e keni diskutuar fare pasi ka detaje më të rëndësishme për të dakortësuar, që kanë të bëjnë me ngjyrën e studios, studion, veshjet, ndriçimi, siglat et.j, pra detaje artistike e jo editoriale. Dy moderatorët do të nisin sezonin televiziv pak me vonesë në “Tv Klan”, pas ndërprerjes së transmetimeve në “Agon Channel”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al