Samiti i Liderëve të Ballkanit/ Edi Rama dhe Albin Kurti shfaqen të buzëqeshur dhe të përqafuar me njëri-tjetrin

Jun 10, 2021 | 21:56
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij zyrtar në Instagram një foto me homologun kosovar Albin Kurti, menjëherë pas përfundimit të samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor.

edi rama

Në foton e publikuar, dy liderët shqiptarë, duken të përqafuar dhe të buzëqeshur.

Pas tyre, i buzëqeshur shfaqet edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Me gjasë, kryeministri Rama dhe Kurti, siç duket i kanë lënë pas për një çast mosmarrëveshjet që kanë pasur në të shkuarën.

Shqipëria ishte këtë herë mikpritësja e samitit të radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor i cili u zhvillua në Pallatin e Brigadave.

Në këtë samit morën pjesë liderët e Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.


View this post on Instagram

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura