Ky është 22-vjeçari shqiptar, Dhjonisi Kapllani, i cili u qëllua me armë zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit në Peristeri të Greqisë.
I riu, i cili kishte dalë nga qelia ditën e djeshme (8 Korrik), lëvizte me një makinë tip Smart ku ishte pasagjer, kur autorët që udhëtonin me një mjet Audi Q2 i janë vendosur në ndjekje të tij.
Kur të dy makinat kanë ndaluar, 22-vjeçari nga Erseka ka zbritur nga “Smart”-i dhe në atë moment drejt tij është qëlluar me plumba nga një 26-vjeçar grek që ndodhej në Audi.
Nga të shtënat, Dhjonisi Kapllani ka mbetur i plagosur në kofshë, ndërsa dy automjetet janë larguar nga vendngjarja.
Kanë qenë kalimtarët që kanë njoftuar ambulancën dhe i riu është dërgua në spital.
Në vendngjarje janë gjetur 6 gëzhoja dhe 2 predha arme zjarri të kalibrit 7.62 mm.
Dhjonisi Kapllani rezulton se ditën e djeshme ka dalë nga burgu pasi ishte dënuar për organizatë kriminale dhe trafik droge. Gjithashtu në vitin 2022 ai së bashku me persona të tjerë ka qëlluar me armë zjarri ndaj mjetit të një shtetasi grek.
Ne 30 qershor 2021 ai është kapur bashkë me 3 shqiptarë të tjerë me 2 kg 30 gram kokainë, 5 kg 461 gram marijuanë dhe 31 gram cannabis.
Nga hetimet e deritanishme të policisë dyshohet se personi që ka plagosur 22-vjecarin Dhjonisi Kapllani, është një grek 26-vjecar me mbiemrin Filanthropopoulos, i cili rezulton me precedentë penalë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al