Sara Hoxha pozon me barkun e rrumbullakosur por ka një problem

Aug 26, 2020 | 14:46
SHPËRNDAJE

Sara Hoxha është në pritje të fëmijës së saj të parë me këngëtarin Ledri Vula.

Blogerja, e cila do sjellë së shpejti në jetë një vajzë, ka fituar peshë gjatë shtatzënisë dhe rrobat e saj nuk i bien më.

Megjithatë, Sara Hoxha nuk heq dorë nga xhinset e saj të preferuara.

Në një foto të postuar në rrjetet sociale, ajo pozoi e veshur me xhinset e shkurtra por me zinxhirin e hapur pasi nuk e mbyllte dot për shkak të barkut të rrumbullakosur.

“Xhinset e mia të preferuara nuk më bëjnë më, por sërish provoj t’i vesh,”– shkoi ajo në përshkrimin e imazhit.

Sara Hoxha dhe Ledri Vula konfirmuan lajmin se do bëhen prindër pak kohë më parë, pasi mediat zbuluan se blogerja ishte shtatzënë.

Këngëtari postoi një video në krah të partneres së tij, teksa plasnin një tullumbace ku zbuluan gjininë e foshnjës së tyre.

Çifti janë në një lidhje prej disa vitesh dhe e bënë publike në fillim të shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.

/Panoramaplus.al

                     

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura