Scuderia Ferrari dhe Philip Morris bashkohen në Misionin Winnow para Çmimit të Madh të Japonisë

Oct 5, 2018 | 17:42
SHPËRNDAJE

NJOFTIM PËR MEDIA

Scuderia Ferrari dhe Philip Morris bashkohen në Misionin Winnow para Çmimit të Madh të Japonisë

Në garën e kësaj fundjave të Çmimit të Madh të Formula 1 në Suzuka të Japonisë, Scuderia Ferrari do të prezantohet me makinat e reja, të cilat mbajnë siglën Mission Winnow. Çfarë është kjo nismë?

Misioni mban emrin “Winnow” (që lexohet: “Uin” – “oh”) që fillimisht i është referuar pastrimit të grurit nga kashta (apo shapit nga sheqeri), por u përdor më tej gjerësisht për të përshkruar ndarjen nga të panevojshmet, evidentimin e së mirës dhe dallimin e së vërtetës.Ferrari Mission Winnow 2

Kjo është nisma e re globale qe Scuderia Ferrari në bashkëpunim me Philip Morris International Inc. (PMI), një partneritet 45 vjeçar prezantojnë këtë fundjavë. Kjo nismë vë theksin te roli i shkencës, teknologjisë dhe novacionit si element fuqizues për çdo industri.

Njëkohësisht “Winnow” përshkruan më së miri rrugën dhe disiplinën që PMI po ndjek për të përmbushur vizionin ambicioz të një të ardhmeje pa tym.

“Përmes misionit Winnow ne duam t’i tregojmë botës se si kemi ndryshuar, të ndajmë me ta arritjet e PMI-së, si dhe përkushtimin tonë ndaj shkencës dhe novacionit që mundëson një të ardhme më të mirë,” tha André Calantzopoulos, Drejtor Ekzekutiv i PMI.

“Ne do ta përdorim këtë nismë globale si një dritare në PMI-në e re si dhe për të sfiduar paragjykimet e atyre që mund të kenë ende dyshime për ne dhe motivet tona. Partneriteti ynë me Scuderinë Ferrari na jep mundësinë të ndërtojmë ura komunikimi me kritikët dhe mbështetësit si dhe të arrijmë përfshirjen e një shkalle më të lartë audience “.

Kompania e vlerëson si tejet të rëndësishme ndjekjen dhe dedikimin e përkushtuar ndaj ekselencës shkencore dhe inxhinierike me një fokus intensiv në detaje. Është ky angazhim dhe fokus që po krijojnë një ndryshim paradigme në industrinë e duhanit drejt një të ardhmeje më të mirë.

Ferrari Mission Winnow 1

Calantzopoulos shtoi, “Misioni Winnow përmbledh angazhimin tonë për të bërë më të mirën në çdo gjë që bëjmë. Për të përmirësuar, ose për të hedhur poshtë qasjet e vjetra, pasi kjo është ajo që ne bëjmë  në PMI-marrim mësime nga gabimet e kaluara për t’i dhënë formë të ardhmes sonë. ”

Në rrugën drejt së ardhmes, PMI ka zgjedhur ashtu si Scuderia Ferrari, të ecë përpara pa kthim pas: PMI duhet përparojë shpejt dhe vazhdimisht, duke shqyrtuar dhe analizuar çdo ditë hapin e ardhshëm.

“Misioni Winnow ka të bëjë me transformimin tonë si kompani, në atë që ne besojmë dhe në mënyrën se si punojmë për të mundësuar një të ardhme më të mirë. Scuderia Ferrari është partneri ideal për të realizuar Misionin Winnow, për shkak të pasionit të ekipit për novacion dhe etjes për përmirësim të vazhdueshëm në kërkim të fitores,” tha Miroslaw Zielinski, President Science & Innovation në PMI.

Zielinski shtoi: “Ne jemi duke nisur Misioni Winnow në pistën e F1 sepse tifozët e motorsportit e kuptojnë se nuk ka drejtime të kundërta në gara, por vetëm rrugë që të çon përpara; ndaj ne besojmë se me ta ndajmë këtë vizion.”

Misioni Winnow ofron një pasqyrim të brendshëm të dy kompanive që operojnë në fusha shumë të ndryshme, por që njëkohësisht kanë dhe shumë gjëra të përbashkëta. Për të dyja kompanitë, suksesi varet nga pasioni i ndjekësve të tyre mbi standardet më të larta të performancës.

Misioni Winnow nuk do të reklamojë ose promovojë produkte duhani, pasi Winnow nuk ka të bëjë me “Çfarë”, por me “Si” dhe “Pse”.

Për të mësuar më shumë rreth Missionit Winnow  vizitoni www.missionwinnow.com ose @missionwinnow në Facebook, Instagram dhe Twitter.

 

###

Philip Morris International: Kush jemi: Ne jemi një kompani udhëheqëse ndërkombëtare e duhanit e angazhuar në prodhimin dhe shitjen e cigareve dhe produkteve të tjera që përmbajnë nikotinë në tregjet jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne po e ndërtojmë të ardhmen tonë mbi produktet pa tym dhe pajisjet elektronike që janë një zgjedhje shumë më e mirë e konsumatorit sesa vazhdimi i pirjes së duhanit. Përmes aftësive multidisiplinare në zhvillimin e produkteve, gjendjes së artit dhe mbështetjes shkencore, synojmë të sigurojmë që produktet tona pa tym të përmbushin preferencat e konsumatorëve të rritur dhe kërkesat rregullatore. Vizioni ynë është që këto produkte në fund të fundit të zëvendësojnë cigaret në dobi të duhanpirësve të rritur, shoqërisë, kompanisë sonë dhe aksionerëve tanë. Për më shumë informacion, vizitoni www.pmi.com dhe www.pmiscience.com.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura