“S’di më si jetohet pa të”- Jonida Shehu në zi, moderatorja humb njeriun më të shtrenjtë

Aug 30, 2021 | 13:19
SHPËRNDAJE

Moderatorja, Jonida Shehu ka ndarë dje me ndjekësit e saj në Instagram një lajm të trishtë. Nëna e saj ka ndërruar jetë!

jonida shehu (4)

Ajo zgjodhi që të publikonte në rrjete sociale një foto, në të cilën shihet duke kërcyer bashkë me të ëmën, teksa të dyja shfaqen shumë të lumtura. Ajo zgjodhi këtë kujtim për t’i bashkangjitur disa fjalë të trishta.

jonida shehu (3)

Mama iku dhe s’di më si jetohet pa të. Shpirti im!”, ishte mbishkrimi që moderatorja zgjodhi krahas imazhit, duke mos e zbuluar arsyen e ndarjes nga jeta të së ëmës.

Gjaashtë muaj më parë, Jonida u infektua me koronavirus e për këtë arsye u izolua në shtëpi për dy javë me radhë. Fatmirësisht, pas kujdesit që tregoi ndaj këshillave të mjekëve, moderatorja arriti ta kalonte virusin, por pranoi se gjëja që e shqetësoi më shumë gjatë kësaj periudhe të vështirë, ishte ankthi.

jonida shehu (4) jonida shehu (3) jonida shehu (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura