“S’do lejojmë që dera e NATO-s të mbyllet”/Presidenti Meta: Mesazhi i Boris Johnson nga Mynihu,  kuptimplotë

Feb 20, 2022 | 16:39
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas fjalës së kryeministrit britanik Boris Johnson në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Sipas Metës, mesazhi i tij ishte kuptimplotë duke iu referuar situatës në Ukrainë dhe rrezikut nga pushtimi rus. meta3

Postimi i plotë: Shumë kuptimplotë mesazhi i Kryeministrit britanik, Boris Johnson në Konferencën e Sigurisë në Mynih. #MSC2022

“Ne nuk do të abandonojmë shpresën dhe impulset e periudhës së rënies së perdes së hekurt dhe kurajon e miliona europianëve për të bërë realitet vizionin për një Europë të bashkuar dhe të lirë. Kjo është pse #NATO hapi dyert për 14 shtete pas vitit 1999 dhe ne nuk mund të lejojmë që kjo derë të mbyllet”. ??

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura