Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një paketë ligjore ndëshkimesh për personat që hedhin mbeturinat në rrugë.
Kreu i qeverisë tha se rrugët e reja janë për të shkurtuar distancat, jo për t’u kthyer në vend-hedhje plehrash.
Ndërsa theksoi se “s’do sjellja e egër e një pakice individësh të pacipë, të dëmtojë shqipërinë e rilindur turistike”, duke shtuar se “paketa e re e ndëshkimeve drastike ligjore do të hyjë në fuqi maksimumi në fillim të vitit të ardhshëm”.
“Rrugët e reja janë për të shkurtuar distancat, jo për t’u kthyer në vend-hedhje plehrash.
Faleminderit Bashkisë Gjirokastër dhe ARRSH që u angazhuan në pastrimin e aksit Kardhiq-Delvinë që çdo ditë frekuentohet nga mijëra turistë.
Dhe në këtë kthesë të madhe historike për turizmin e për ekonominë shqiptare, NE S’DO TË LEJOJMË QË SJELLJA E EGËR E NJË PAKICE INDIVIDËSH TË PACIPË, TË DËMTOJË SHQIPËRINË E RILINDUR TURISTIKE! NJË PAKETË E RE NDËSHKIMESH DRASTIKE LIGJORE PËR HEDHËSIT E PLEHRAVE RRUGËVE, DO TË HYJË NË FUQI MAKSIMUMI FILLIMVITIN E ARDHSHËM”, shkroi Rama.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al