“Sekretet tregtare nuk bëhen publike”/ Rama: Kontrata me Pfizer është e mbrojtur në gjithë botën! Nëse gjeni një vend të BE që e ka bërë publike, ne…

Jan 19, 2021 | 14:20
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se kontrata me Pfizer për vaksinën antiCovid është sekrete në gjithë botën.


Në një konferencë me gazetarët, Rama u shpreh se nuk ka asgjë  për të fshehur, por zbaton klauzolën e sekretit tregtar. Sipas tij nuk ka asnjë vend në Evropë që ka bërë publike kontratën me kompaninë Pfizer.

“Kontrata me Pfizer është e mbrojtur në gjithë botën nga sekreti tregtar nuk bëhet publike përtej dëshirës time.

Nuk ka asnjë sa më takon për ta fshehur, por kontrata janë kontrata dhe klauzola e sekretit tregtar është aty për të gjitha vendet që kanë marrëdhënie me Pfizer.

Nëse gjeni një vend të BE që e ka bërë publike ne do jemi vendi i dytë”, tha Rama.

 

Akt-Normativ/ 94 deputetë votojnë pa lexuar marrëveshjen sekrete me ‘Pfizer’! 

Për sigurimin e vaksinës anti-Covid, qeveria shqiptare ka hartuar tri akte normative emergjente në më pak se tri javë dhe në terr të plotë informativ.

Në ditën e ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor, qeveria është mbledhur për të kaluar aktin normativ, që autorizonte Ministrinë e Shëndetësisë të zhvillojë negociata me prodhuesit e vaksinës “Pfizer” në Gjermani.

Dhjetë ditë më vonë, të dielën, si rrallë ndonjëherë, qeveria u rimblodh sërish. Kësaj here, për miratimin emergjent të tekstit të marrëveshjes me “Pfizer”, përmes së cilës disa doza të ardhura në aeroportin e Rinasit nga një shtet mik që mendonte për vendin tonë, të mund të hynin në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura