“S’është vartësi juaj”- Opozita e ashpër me Altin Dumanin, Balla e Majko i dalin në krah kreut të SPAK

Jul 15, 2024 | 19:27
SHPËRNDAJE

Kreu u Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ishte sot në Parlament për të prezantuar raportin vjetor, por u përball me rreth 4 orë pyetje e akuza nga ana e deputetëve të Partisë Demokratike.

duuuu

Por përballë akuzave nga opozita, mazhoranca nga ana e saj zgjodhi të mos përfshihej në thelb. Të vetmit zëra nga radhët e shumicës që i dolën në krah kreut të SPAK ishin ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe deputeti Pandeli Majko.

Madje, Majko i kërkoi opozitës të mos e trajtonte Dumanin si vartësin e saj. Ndërsa Balla “këshilloi” demokratët që pyetjet t’i bazojnë te pikat e raportit të kreut të SPAK.

Debati:

Taulant Balla: Ka mundësi të ketë pyetje për raportin? Ju bëni diskutime. Ne jemi mbledhur të vijmë me diskutime. Kush je ti, a thua se po na cakton ti të drejtën të flasim ne? Një zotëri ka konflikt interesi të bëjë pyetje këtu. Zotëria atje në fund. Kaq. Zonja drejtuese e seancës respektoni rregulloren.

Gazment Bardhi: Nëse ka një njeri që ka konflikt interesi është zotëria që sapo foli (I drejtohet Ballës). Si qenka e zhbalancuar? Kolegët tuaj të bëjnë pyetje, në përputhje me rregulloren ne po bëjmë pyetje, në përputhje me ligjin drejtuesi i SPAK po jep përgjigjet ashtu siç ai dëshiron. Është hera e fundit që anëtarë të kabinetit të përpiqen t’i diktohen seancës se si ky parlament do duhet ta bëjë debatin mbi raportin e institucioneve të pavarura.

Pandeli Majko: Kam respekt për të gjitha pyetjet, pyetjet nuk janë pasi bëni komentin dhe pyesni drejtuesin e SPAK. Zotëria nuk është vartësi ynë, është vetingu ynë. Nuk keni të drejtë t’i bëni pyetje sikur është vartësi juaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura