SHBA shpalli sot edhe dy individë të tjerë nga Shqipëria në listën e zezë duke u ndaluar kështu përgjithmonë hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës konkretisht ish-deputetit Aqif Rakipi dhe biznesmenin Ylli Ndroqi.
Por çfarë ndodh me individët e shpallur non grata?
Atyre si dhe familjarëve të tyre u ndalohet hyrja në SHBA ndërkohë që të gjitha pronat dhe interesat e tyre në SHBA bllokohen dhe raportohen në OFAC. Rregullat e saj ndalojnë të gjitha transaksionet nga qytetarët amerikanë dhe qytetarët brenda SHBA duke përfshirë këtu prona të personave të përcaktuar non grata.
Pjesë nga deklarata
Si rezultat i vendimit të sotëm, të gjitha pronat dhe interesat në prona të individëve ose subjekteve të përcaktuara që ndodhen në Shtetet e Bashkuara ose në zotërim apo kontroll të personash të SHBA, duhet të bllokohen dhe të raportohen në OFAC. Rregullat e OFAC në përgjithësi ndalojnë të gjitha transaksionet nga qytetarët amerikanë ose qytetarët brenda (ose që kalojnë tranzit) Shteteve të Bashkuara që përfshijnë prona ose interesa në prona të personave të përcaktuar ose përndryshe të bllokuar. Personat e SHBA mund të përballen me ndëshkime civile ose penale për shkelje të E.O. 14033.
Forca dhe integriteti i sanksioneve të OFAC rrjedhin jo vetëm nga aftësia e saj për të përcaktuar dhe përfshirë persona në Listën e Personave të Posaçëm të Përcaktuar dhe Bllokuar (Lista SDN), por edhe nga vullneti i saj për të hequr persona nga Lista SDN në përputhje me ligjin. Qëllimi përfundimtar i sanksioneve nuk është të ndëshkojnë, por të sjellin ndryshime pozitive në sjellje. Për informacion në lidhje me procesin e kërkesës për heqjen nga një listë e OFAC, duke përfshirë listën SDN, ju lutemi referojuni Pyetjeve më të Shpeshta të OFAC. Për informacion të detajuar mbi procesin për të derguar një kërkesë për heqjen nga një listë sanksionesh të OFAC, klikoni këtu.
Çfarë thuhet për Shqipërinë
Në deklaratën e shpërndarë nga ambasada theksohet se krimi i organizuar mbetet kërcënim domethënës në Shqipëri dhe aktorët kriminalë vazhdojnë të kenë ndikim në politikë.
“Krimi i organizuar mbetet një kërcënim domethënës në Shqipëri dhe aktorët kriminalë vazhdojnë të kenë ndikim në politikën shqiptare, duke përdorur para dhe dhunë për të përcjellë mbështetje drejt kandidatëve të preferuar”, thuhet në deklaratë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al