Shemben 4 tribuna, lamtumirë stadiumi “Qemal Stafa” (FOTO)

Jun 25, 2016 | 15:18
SHPËRNDAJE

Lamtumirë stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”. Për të gjithë nostalgjikët e impiantit ku është shkruar një pjesë e rëndësishme e historisë së futbollit shqiptar, fotoja më e fundit (dje) flet qartë për situatën aktuale pas nisjes së prishjeve.

Untitled-4Projekti për ndërtimin e stadiumit të ri, “Arena Kombëtare”, ka bërë që faza fillestare e punimeve të nisë me ritme të shpejta. Kompania, e cila ka marrë përsipër ndërtimin e stadiumit “Alb-Star”, ka arritur që të prishë deri më tani totalisht tribunat D1, D2, C dhe E.

Në sektorin ballor ka mbetur pa u prishur vetëm tribuna D3, ajo që në derbet e kryeqytetit më shumë është preferuar nga tifozët e Partizanit.

Pamja aktuale e stadiumit është e trishtueshme, por gjithsesi bëhet fjalë për një kantier ndërtimi, në një kohë që brenda dy viteve është premtuar se do të jetë gati “Arena Kombëtare”, impianti që do të përdoret nga Kombëtarja shqiptare. Stadiumi i ri do të ketë një kapacitet prej 22 mijë vendesh të ulura, më i madhi në vend.

Ndërkohë, pas pak ditësh pritet që FSHF-ja dhe qeveria të inaugurojnë stadiumin “Loro Boriçi”, i cili është investimi i dytë pas rindërtimit të “Elbasan Arena”- s afro dy vite më parë. Investimi Më 21 prill u prezantua para mediave projekti i stadiumit të ri “Arena Kombëtare”.

Untitled-5

Investimi pritet të jetë 50 milionë euro, ndërkohë që vetë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, foli me superlativa për atë që pritet të ndërtohet.

“Kemi skuadrën e duhur, qeveri-FSHF-arkitektkompani, që do të mundësojnë një stadium modern, investim prej 50 milionë eurosh, ku do të luhen jo vetëm ndeshjet e Kombëtares, por edhe finale të Superkupës së Europës.

Ne shmangëm një zgjedhje, që ishte e pamundur. Stadiumi nuk duhet të jetë vetëm për një ditë, por për 7 ditë”, pat thënë Rama. Arkitekti i stadiumit është pikërisht ai që ka përfunduar të dytin impiant modern në Udine të Italisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura