Ernest Muçi shënoi golin e parë në ndeshjen e tretë me Beshiktashin. Blerja më e shtrenjtë në historinë e gjigandëve turq, luajti dy ndeshjet e fundit si numër 10, një pozicion që lojtari i Kombëtares e njeh mjaft mirë.
Kanë mjaftuar vetëm 266 minuta dhe Ernesti i ka bërë për vete të gjithë në Turqi me lëvizjet dhe lojën e tij në fushë. Fantazisti ka fituar jo vetëm zemrat e tifozëve, por edhe të krerëve të klubit, përfshirë edhe trajnerin.
Testi i radhës për Muçin do të jetë derbi i Stambollit, ku Beshiktashi do të ketë përballë Gallatasarajin, që është në garë të fortë për titullin kampion. Ecuria e Muçit është tepër e rëndësishme edhe për ekipin kombëtar, ku miqësoret e muajit mars po afrohen dhe pse jo të kërkojë më shumë minuta.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al