Sherret mes Elia Zaharisë dhe Princ Lekës pas tradhtisë me fotografen e Pallatit Mbretëror? Si u zbulua lidhja jashtëmartesore e 42-vjeçarit me Blerta Celibashin

Mar 9, 2024 | 9:42
SHPËRNDAJE

Një ngjarje sa tronditëse, aq edhe e paprecedentë ka ndodhur javën që lamë pas në Pallatin Mbretor. Princ Leka dhe ish-bashkëshortja e tij, Elia Zaharia paditën njëri-tjetrin për dhunë.

elia zaharia blerta celibashi princ leka

Situata u bë edhe më dramatike, kur u publikuan edhe pamjet e dhunës brenda pallatit. Vetëm dy ditë pas përplasjes fizike (5 mars) mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias, Gjykata ka dhënë vendimin për të dyja palët.

Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhërmbrojtje për Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten Elia Zaharia, në proces divorci. Seanca u mbajt dje paradite ku ishte e pranishme dhe vetë Elia Zaharia dhe babai i saj. Ndërsa Leka Zogu ll nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga avokati i tij.

elia zaharia princ leka

Sipas informacioneve, gjykata nuk ka pajisur me urdhër babin e Elias, Gjergj Zaharinë. Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëri-tjetri. Ndërkohë, Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias por të dados. Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”. Gjithashtu, po kryhen hetimet për të zbuluar se kush e nxorri videon në media.

elia dhe leka 1

Kujtojmë se ditë më parë, në media u bë publik lajmi se Princ Leka kishte denoncuar për dhunë Elia Zaharinë dhe babain e saj Gjergj Zaharia, për dhunë. Po ashtu, edhe Elia Zaharia e kishte denoncuar Princ Lekën për të njëjtën vepër penale. Në dëshminë e tij në Polici Princ Leka ka deklaruar se babai i Elias, Gjergj Zaharia e ka goditur me shkelma, madje i ka grisur dhe xhupin.

Ndërsa ka shtuar se gjatë konfliktit, Gjergj Zaharia ka marrë një statujë prej druri dhe e ka goditur.

elia zaharia

Nga videoja shikohet që Elia Zaharia e ndjek Princ Lekën nëpër ambientet e shtëpisë, duke i kërkuar llogari pse ky i fundit goditi babain e saj 70- vjeçar. Ndërkohë që ai dëgjohet teksa thotë nuk preka gjë me dorë dhe tenton të ikë, por me njërën dorë mban celularin duke filmuar ish-bashkëshorten e tij. Por, duket se konfliktet në familjen mbretërore kanë kohë që kanë nisur.

Dhe shkak pikërisht është bërë tradhtia e Princ Lekës. E teksa vendi “zien” nga “skandali mbretëror”, një reagim ka edhe shoqja e Elias, aktorja e njohur Luli Bitri, që ka zbuluar më shumë rreth nisjes së konfliktit. Me anë të një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ajo i del në mbrojte Elias, teksa ka zbuluar se Princ Leka e ka tradhtuar bashkëshorten.

leka elia

“Por, sot e dashura mikja ime Elia, më trishton shumë që ti bëhesh lajm nga vet dora e atij burri, për të cilin ti u kujdese aq shumë të mos e baltosje kur more vesh tradhtinë. Atij njeriu për të cilin u ndjeve sikur të kishte vdekur një pjesëtar i familjes kur ai i mungonte netëve kur vajza jote e kërkonte mes ngashërimash”, shkruan ajo.

Kaq ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë me detajet e reja nga kjo marrëdhënie e prishur, ku shkak paska qenë pikërisht fotografia disa vite më e re, Blerta Celibashi. Ndonëse pak javë më parë, Oborri Mbretëror u mundua ta përgënjeshtrojë këtë fakt, duket se tashmë e vërteta është zbuluar. Ka qenë pikërisht Erion Teli, ish-shefi për Marrëdhëniet me Publikun në Oborrin Mbretëror që foli në një intervistë për “Canapé” rreth divorcit të bujshëm. Teli thotë se Princesha Geraldinë frikësohet se mos i marrin babanë dhe nuk lejon njeri që t’i afrohet për ta takuar.

elia-zaharia gjergj zaharia

“Ka qenë shumë e vështirë marrëdhënia me vajzën, me Princeshën, sepse ajo në mënyrë absolute nuk do që ta ndajë babanë e saj me ne. Sa herë që ne i afrohemi Princit Leka për ta takuar ose për ta përshëndetur, aty ku është Princesha Geraldinë ajo qan dhe kërkon patjetër me insistim të largohemi me frikën se mos ia marrim babanë”.

Si arsye për divorcin është aluduar marrëdhënia e re e Princit me fotografen Blerta Celibashi. Teli ritheksoi që raporti ka nisur një muaj e gjysmë më parë, ndërsa martesa ka marrë fund para një viti e gjysmë. Ai ndau opinionin e tij personal për arsyen e divorcit mes çiftit dhe tha se karriera e Elia Zaharias mund të ketë qenë një shkak i mundshëm.

elia zaharia princ leka3

“Unë besoj, ky është opinioni im personal, nuk mund të them gjë zyrtare, është opinioni im personal që karriera e zonjës Zaharia ka qenë një moment që ka sjellë mungesën e saj në detyrat që ka pasur si ish-Princesha shqiptare. Karriera e saj si aktore dhe të gjithë kemi qenë pranë oborrit mbretëror kemi shpresuar që të kemi një Grace tjetër, një princeshë Grace që ka qenë e Monakos, pati një ‘boom’ në karrierën e saj artistike, ajo vendosi që të mbante rolin që tashmë kishte si Princesha e Monakos. Zonja Elia Zaharia për një moment, mund të ketë shumë arsye, duke e njohur personalisht është shpirt i lirë, nuk mund ta akuzoj për asgjë.

Është njeri artist në kuptimin e plotë të fjalës, bija e një artisteje të madhe shqiptare që është Yllka Mujo, ndoshta ky ka qenë, besoj, fillimi i çarjes së tyre. Zonja Zaharia siç thashë, është një shpirt i lirë, është shumë zor si artiste që të jetojë në ato katrorë që do një anëtar i familjes mbretërore. Kjo e ka bërë që ajo të mungojë shpesh në takime protokollare, jo vetëm brenda Shqipërisë por edhe jashtë Shqipërisë, presioni shtohet nga të gjitha krahët. Unë besoj shumë, nuk mund të konfirmoj, nuk mund të them asgjë zyrtarisht, është opinioni im personal që ka qenë krisja e tyre në martesë, pastaj kuptohet, gjërat kanë filluar të rëndohen me kalimin e kohës”, u shpreh ai.

princ leka Blerta Celibashi1

Princ Leka ka lënë pas raportin me Elian, pasi një fotografe, disa vite më e re është edhe partnerja e re e Lekës, lidhje kjo që është shijuar larg vëmendjes së publikut. Historia mes tyre duket mëse e konsoliduar, teksa tashmë çifti del edhe publikisht.

princ leka blerta celibashi

Tensionet për këtë histori të re kanë nisur që para një viti, ku dyshja shpesh herë është përfshirë në konflikte të ashpra me njëri-tjetrin, por që deri më sot gjithçka ishte mbajtur e fshehur.

Tashmë që çifti është në proces divorci, atyre i duhet të përballet edhe me një gjyq tjetër, pas akuzave për dhunë fizike. Vetëm se këtë herë, gjithçka po bëhet në sytë e publikut, ku të shumtë kanë qenë ata që kanë mbështetur Elian në të gjithë këtë situatë.

princ leka blerta celibashi princ leka blerta celibashi1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura