Sherri me 2 viktima/ Zbardhet ngjarja, njëri u qëllua me armë “Shotgun”

May 25, 2017 | 23:23
SHPËRNDAJE

Zbardhet mekanizmi i ngjarjes në Rrushkull, por jo motivi i konfliktit ku u përfshinë tre persona, dy prej të cilëve mbetën të vrarë dhe një tjetër i plagosur, shkruan “Panorama”.

Foto-AS

Policia e Durrësit ka arritur të zbardhë dinamikën e ngjarjes, ndërsa ka arrestuar të mbijetuarin e vetëm të këtij krimi, shtetasin Eduart Xhaferri. 54-vjeçari akuzohet për vrasje me dashje, pasi rezulton se ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend Lulzim Qamën.

“Më datë 23.05.2017, rreth orës 13:20, në fshatin Rrushkull, për motive të dobëta ka goditur me armë gjahu, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, shtetasin Lulzim (Qazim) Qama, 35 vjeç, banues në Sukth i Ri, Durrës”, sqaron Policia.

Duke rindërtuar skenën e krimit, Policia tregon se Qama ka qëlluar me thikë mbi shtetasin Yzedin Shallari, ndërsa më pas Xhaferrin. Ndërkohë ky i fundit i plagosur ka rrëmbyer armën në makinë dhe ka qëlluar në drejtim të 35- vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend.

“Si pasojë e një konflikti çasti për motive të dobëta, ka qenë viktima Lulzim Qama ai që ka goditur fillimisht me thikë shtetasin Yzedin Shallari, 65 vjeç, banues në Durrës, i cili ndërroi jetë më vonë në Spitalin Rajonal Durrës.

Më pas, shtetasi Lulzim Qama ka goditur me thikë edhe Eduart Xhaferrin, ku ky i fundit ka marrë armën e gjahut tip ‘Shotgun’ 5, kalibri 12 mm, të cilën e kishte në mjetin e tij dhe ka qëlluar shtetasin Lulzim Qama nga brenda mjetit të tij tip ‘Nissan’. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provave materiale mjetet e kryerjes së krimit, arma e gjahut tip ‘Shotgun’ dhe thika”, bëri të ditur Policia.

Në këto kushte, kur janë dëgjuar krismat, një punonjës i parkut është afruar duke parë një trup pa jetë të shtrirë në tokë, një të plagosur dhe një të tretë të mbështetur i plagosur në sediljen e makinës.

Punonjësi i ka dërguar urgjentisht të plagosurit në urgjencën e spitalit të Durrësit, ku Yzedin Shallari ka humbur jetën nga plagët e marra. Pas zbardhjes së skenarit të ngjarjes, Policia ka vënë në pranga dhe shtetasin Eduart Xhaferri, i cili akuzohet për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, Policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale mjetet e kryerjes së krimit, arma e gjahut tip “Shotgun”, kalibri 12 mm dhe thika. Dy viktimat janë përcjellë ditën e djeshme në banesën e fundit, njëri në varrezat e reja të qytetit të Durrësit dhe tjetri në Sukth. Ditën e ngjarjes policia pati një version tjetër në lidhje me ngjarjen.

“Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se në fshatin Rrushkull, shtetasit e më- sipërm janë konfliktuar me shtetasin Lulëzim Qame. Konflikti ka qenë i çastit dhe ka ndodhur për motive të dobëta, ku shtetasit e mësipërm janë goditur me mjet prerës (thikë) me njëri-tjetrin.

Menjëherë shkuan në spital efektivët e Policisë, të cilët konstatuan se ishin plagosur me mjet prerës thikë, shtetasit Y. Sh., rreth 60 vjeç dhe E. Xh.,rreth, 50 vjeç”, sqaroi Policia me anë të një njoftimi për shtyp.

LEONIDHA MUSAJ/PANORAMA

MOTIVI

Një sherr për parkimin e një makine mes tre personave ka perfunduar me bilanc tragjik. Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë.

Foto-ASJane konfirmuar te vdekur Lulzim Qano dhe Yzedin Shollari. I pari eshte qelluar me thike nga Eduard Xhaferi pas sherrit banal.

Nderkohe nuk dihen ende rrethanat per vdekjen e Yzedin Shollarit.

“Panorama” raporton se Qano vuante nga çrregullime mendore dhe se ishte punesuar si roje.

NGJARJA

Më datë 23.05.2017, rreth orës 13:20 , jemi njoftuar nga urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës se kanë shkuar të plagosur dy shtetas. Menjëherë shkuan në Spital Efektivet e Policisë, të cilët konstatuan se ishin plagosur me mjet prerës thikë, shtetasit Y. Sh. , rreth 60 vjeç dhe E. Xh. ,rreth 50 vjeç.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se në fshatin Rrushkull, shtetasit e mësipërm janë konfliktuar me shtetasin L.Q. Konflikti ka qenë I çastit dhe ka ndodhur për motive të dobëta, ku shtetasit e mësipërm janë goditur me mjet prerës (thikë) me njëri-tjetrin. Për pasojë shtetasi L.Q. ka ndërruar jetë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura