Sherri mes vajzave të showbizit, Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi rrahin Einxhel Shkirën

Oct 16, 2019 | 17:19
SHPËRNDAJE

Dy ditë më parë pranë Liqenit të Thatë të Tiranës ka ndodhur një sherr midis tre vajzave të njohura të ekranit shqiptar.

Bëhet fjalë për Kejvina Kthellën, Oriola Marashin dhe Einxhel Shkirën.

Një burim ka treguar për “Iconstyle.al” se vajzat janë zënë keq me Einxhel Shkirën aq sa kanë përfunduar në përleshje fizike dhe ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së kësaj të fundit.

Por pas prëleshjes duket se Einxhel nuk e ka lënë me kaq.

Mësohet se Einxhel ka bërë një denoncim në Postën e Policisë në Farkë dhe çështja është duke u shqyrtuar nga organet përkatëse.

Einxheli dhe Kejvina thuhet se janë parë me shenja ngado dhe dyshohet se gjithçka ka filluar pas fitores së Kejvinës në “Dance With Me”.

Dy ditë më parë ajo rrëmbeu kupën e spektaklit dhe dyshohet se Einxhel ka lëshuar disa thumbime ironizuese kundrejt saj.

Pas sherrit Oriola dhe Kejvina janë larguar me makinën e kësaj të fundit, ndërsa Einxhel ka shkuar në polici së bashku me vëllain e saj.

Kjo e fundit është mikeshë me Françeska Jaçen dhe thuhet se më herët Kejvina është zënë me të për shkak të një çante të shtrenjtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura