Sherri për gjobën, si nisi përplasja fizike mes punonjësve të policisë dhe pronarëve të pikës së monopatinave në Lungomare! Dy në pranga

Jul 13, 2024 | 10:47
SHPËRNDAJE

Sherri mes efektivëve të policisë dhe pronarëve të një pike të monopatinave në Lungomare nisi për shkak të një gjobe të vendosur nga uniformat blu, që ishin në krye të detyrës.

Efektivëtr kanë proceduar me gjobë një shkelës dhe janë sulmuar nga pronarët e pikës së monopatinave që e ushtronin aktivitetin pa licensë.

Ata e ushtronin veprimtarinë e tyre në paligjshmëri duke zaptuar hapësirën publike.

Dy prej tyre janë arrestuar ndërkohë që dy të tjerë janë ende në kërkim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura